LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, e banuar prej 350 vitesh (Video)

Shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, e banuar prej 350 vitesh (Video)

Është një nga pesë shtëpitë e para të ndërtuara në qytetin e Mitrovicës, ndërsa sot, ka mbetur më e vjetra në qytet.

Njëri nga trashëgimtarët e saj, Adnan Qorrolli, thotë se kjo shtëpi është 350 vjet e vjetër.

“Në bazë të punimeve po del që kjo shtëpia është e vjetër 350 vjet. E kanë ndërtuar stërgjyshërit tanë, ka qenë një familje e madhe, familja Kirollu, ndër familjet e para që kanë jetuar në Mitrovicë”, thotë Adnan Qorrolli oër RTV Dukagjinin.


E ndërtuar nga qerpiçi, druri dhe dheu, ajo është ndër shtëpitë e para në Mitrovicë, që dallohet edhe sot nga shtëpitë tjera.

Qorrolli thotë se historinë e lashtë të kësaj shtëpie po mundohet t’ua përcjellë edhe fëmijëve të tij.

“Kemi kujtime të shumta, në kohët e vjetra ka pasur më shumë harmoni, kanë ardhur mysafirë e kemi shkuar mysafirë. Kjo shtëpi ka qenë si një qendër”, ka deklaruar Adnan Qorrolli.

Ka mbetur e vetmja shtëpi që u ka rezistuar ndryshimeve arkitektonike, ajo tashmë ka hyrë edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore./Telegrafi/