LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim i pabesueshëm nga San Antonio dhe Toronto për Leonard dhe DeRozan

Shkëmbim i pabesueshëm nga San Antonio dhe Toronto për Leonard dhe DeRozan

San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors kanë arritur një marrëveshje të pabesueshme të shkëmbimit.

Është emri më i përfolur i muajve të fundit në NBA, Kaëhi Leonard, ai që bëri të ditur dëshirën për largim nga klubi teksan.


Tash, San Antonio ka arritur marrëveshje me Toronto Raptors, marrëveshje kjo që e çon Leonardin drejt Kanadasë.

Pos Leonardit, me të do të bashkohet edhe Danny Green, një prej mbrojtësve të perimetrit më të mirë në NBA.

San Antonio do të përfitojë shërbimet e DeMar DeRozan, superyllit i cili shpërtheu te Toronto, qendrës së re Jakub Poelts dhe përzgjedhjen e Torontos në raundin e parë të draftit të vitit 2019.

Kawhi Leonard dhe DeMar DeRozan

“Më thonë tjetër gjë, e përfundimi është tjetër. Nuk i besoj atyre. Nuk ka më besim në këtë lojë. Të shesin shpejt për asgjë në këmbim. Shumë shpejt do ta kuptoni. Mos më bezdisni”, ka shkruar i nervozuar DeRozan në InstaStory, duke fshirë të gjitha imazhet në fanellën e Torontos.

Leonardit i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe Toronto ka rrezikuar me këtë shkëmbim duke ditur se dëshira e lojtarit është që të kalojë te Los Angeles Lakers.

DeRozan ka tri vite të mbetura dhe 83 milionë dollarë të mbetura në kontratë, me opsionin për të shkëputur kontratën për sezonin 2020/2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori