LAJMI I FUNDIT:

Në komunën e Likovës gjendet një kazino pa leje pune

Në komunën e Likovës gjendet një kazino pa leje pune

Një tridhjeteshtatë vjeçar me iniciale M.A. banor nga fshati Çerkez i Kumanovës, pa licencë ka hapur objekt për lojëra të fatit në fshatin Orizare në komunën e Likovës. Me veprimin e këtillë personi e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 6.457.500 denarë.

Kundër M.A. policia ka ngritur padi penale për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “evazion fiskal” dhe “organizimin e lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht pa leje të organeve kompetente”, ndërsa kundër personit S.A. (27) nga fshati Çerkez për “ndihmë”.

“Me 25 prill të këtij viti në fshatin Orizare, Likovë, zyrtarë policor, gjatë kontrollit të një objekti pa firmë, pronë e F.D., e kanë kapur të lajmëruarin M.A. se si ka organizuar lojëra zbavitëse dhe të fatit, pa pasur licencë për ta. gjegjësisht pa leje nga organet kompetente, me çka i ka pagesës së taksave për marrjen e licencës me vlerë prej 6.457.500 denarë, ndërsa me këtë shumë e ka dëmtuar edhe buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, raportojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori