Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputetja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Aida Dërguti, në intervistën për Telegrafin tha se shumë shpejt PSD do të hap zyrat e saj në qytete të ndryshme të vendit.
Dërguti tha se për momentin janë duke punuar si parti në strukturimin dhe infrastrukturën e nevojshme të PSD-së.
Sipas saj, gjeneratat e reja dhe njerëzit e shkolluar kanë shfaqur interesim që të jenë pjesë e kësaj partie.
“Në këtë periudhë kemi punuar pa shumë zhurmë. Shumë shpejt besoj që gjatë muajit të ardhshëm do të fillojmë hapjen e zyrave tona. Jemi marr po ashtu dhe me rifreskimet e dokumenteve bazë që ka PSD-ja. Jemi marr me krijimin e strukturave tona, dhe me infrastrukturën e nevojshme. Befasi e këndshme është edhe tek gjeneratat reja dhe njerëzit e shkolluar që kanë synim që të vijnë tek ne”, ka thënë Dërguti.
Deputetja e PSD-së, Dërguti po ashtu foli edhe për qeverisjen lokale në komunën e Prishtinës.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje edhe pse i udhëheq disa drejtori në komunën e Prishtinës është duke luajtur rolin e opozitës.
Dërguti tha se kjo më shumë është luftë mes subjekteve politike, të cilat padrejtësisht përdorin kuvendin komunal.
“Kjo është luftë mes subjekteve politike, të cilat padrejtësisht përdorin nivelin komunal. Mendoj që është krejtësisht një nivel tjetër i qeverisjes dhe nuk do duhej të instrumentalizohet nga partitë, atje ku ka pushtet pasi dëmtohet interesi i qytetarëve”, tha ajo.
“Po e shohim se çfarë po ndodh me Prishtinën, dhe se bllokadat e Prishtinës nuk janë në interes të qytetarëve të Prishtinës. Këtu do duhej të ishin konstruktive partitë politike. Aktualisht në Kuvendin komunal në Prishtinë, VV-ja është duke luajtur rolin opozitar, ndërkohë që ka disa drejtori dhe është në pushtet. Jam për ta kritikuar qeverisjen e Shpendit gjithmonë kur është në gabim”, theksoi deputetja Dërguti për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje