LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e pesë komunave takohen që ta shpallin Qyqavicën zonë me interes të përgjithshëm

Kryetarët e pesë komunave takohen që ta shpallin Qyqavicën zonë me interes të përgjithshëm

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka qenë të martën nikoqir i takimit, ku ka pritur kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, atë të Mitrovicës, Agim Bahtirin, të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të Obiliqit, Xhafer Gashi, nënkryetarët e këtyre komunave, drejtor të drejtorive komunale, kryesus të kuvendeve dhe të tjerë.

Pesë Komunat ajo e Skenderajt, Drenasit, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Obiliqit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm

Takimi mes Kryetarëve dhe drejtuesve më të lartë të nivelit lokal të këtyre komunave u konkretizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.


Qëllimi i këtij memorandumi është shpallja e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm për të investuar në të mirën e qytetarëve. Po ashtu ky memorandum mirëkuptimi, ka për qëllim që zona e Qyqavicës të shërbejë si urë lidhëse në mes katër Komunave të lartcekura, duke përfshirë edhe tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me gjerë.

Me rastin e shpalljes së kësaj zone në interes të përgjithshëm do të krijohet një zonë turistike, rekreative, kulturore dhe biznesore, po ashtu do të bëhët dhe ruajtja e ambientit, kujdesi ndaj ujërave si dhe sipërfaqeve të gjelbëruara.

Memorandumi obligon pesë komunat të lobojnë te Qeveria për rregullimin e rrugës të gjatë 18km, për të lehtësuar investimet në këtë zonë.

Takimet në mes Kryetarëve dhe drejtuesve më të lartë të nivelit lokal po bëhen me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet komunave.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori