Muaji i mjaltit është periudha ku e keni mundësinë t’i kaloni pushimet më të mira në jetë, atëherë kur të porsamartuarit më në fund mund të relaksohen dhe të fillojnë jetën martesore pas stresit të shumtë duke e planifikuar dasmën.
Dhe duke marrë parasysh se ka aq shumë destinacione të mrekullueshme, pa dyshim se është proces i vështirë të ngushtohet lista dhe të zgjedhet vetëm një prej atyre vendeve, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, më poshtë e keni një listë të përpiluar nga specialistët e muajit të mjaltit me vendet më të mira në botë ku mund ta kaloni muajin e ëmbël.
Karaibet
Karaibet janë ndër vendet më të parapëlqyera për ta kaluar muajin e mjaltit.
Brenda Karaibeve, St. Lucia vazhdimisht është shfaqur në rrjete sociale si një nga ishujt më të njohur për të porsamartuarit, të cilët joshen nga plazhet me ujë të kaltër dhe nga klima tropikale.
Parisi
I njohur ndryshe si një nga qytetet më romantike në botë, Parisi vërtet se tërheq shumë të porsamartuar. Çiftet preferojnë të shkojnë në këtë qytet për ta eksploruar në veçanti Kullën e Eiffel-it.
Greqia
Së fundmi është vizituar nga edhe nga të porsamartuarit Millie Mackintosh dhe Hugo Taylor për muajin e tyre të mjaltit, ndërkaq Greqia ka shumë për t’iu ofruar çifteve që kërkojnë pushim relaksues dhe romantik. Santorini është ishulli më i njohur grek për ta vizituar, por mund t’i provoni edhe ishujt Kefalonia ose Crete.
Italia
Për një pushim të butë dhe relaksues, nuk gaboni nëse e zgjedhni Italinë për ta kaluar muajin e mjaltit. Ndonëse Roma dhe Venice janë qytetet më të popullarizuara, edhe Florence me Positanon janë zgjedhje të mahnitshme për çiftet që duan ta shijojnë klimën mesdhetare, si dhe ushqimin e verën e shijshme.
Maldivet
Nuk është befasuese se Maldivet janë ndër top destinacionet për ta kaluar muajin e mjaltit. Maldivet njihen për atmosferën romantike, ikjen nga realiteti, resortet luksoze, si dhe plazhet e bukura me rërë të bardhë e ujë të pastër si kristali.
Bali
Qoftë nëse çiftet duan ta kenë një muaj aktiv të mjaltit apo të pushojnë në plazh, Bali i ofron të gjitha – gjë e cila e bën këtë vend si vendin më të popullarizuar në botë për t’i kaluar pushimet.
Çiftet preferojnë të ecin përmes xhunglave, të vizitojnë tempuj dhe të pinë kokteje afër pishinave. Lumturi e vërtetë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Shtatë llojet e pushimeve për të cilat keni nevojë
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025