Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, duke folur për fazën e fundit të dialogut me Serbinë, ka thënë se jo veç për Kosovën, por edhe për Serbinë është shumë e rëndësishme njohja e Kosovës.
“Besoj se nuk ka gjë më të rëndësishme për Serinë sesa njohja e Kosovës. Atje duhet të ngritet vetëdija e perspektivës së vendit të tyre”, ka deklaruar Limaj, në Zona B në Klan Kosova.
“Nuk besoj se Serbia është e gatshme të sakrifikojë qindra interesa për një njohje të Kosovës. Ndryshe, po nuk pati njohje për çfarë po bisedojmë, nëse nuk ka njohje nuk po mbyllet asgjë – dialogu është kot”.
Limaj ka shtuar se çështja mes Kosovës e Serbisë është jetike të mbyllet një herë e mirë, edhe për shkak të rrethanave në të cilat funksionojmë në Ballkan e më gjerë.
“Pa i mbyllur temat e hapura e kemi problem me zhvillimin e vendeve në Ballkan. Çështja jonë mes Kosovës e Serbisë duhet të përmbyllet dhe është interes i dy palëve”.
“Janë tri pika të cilat pala kosovare duhet t’i ketë të qarta; e para, afatizimi, e dyta është se procesi duhet të çojë në njohje të Kosovës dhe e treta anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.
“S’mund të shkojmë kështu pafundësisht dhe pa rezultate. Duhet agjendë e qartë dhe afatizim dhe fundi duhet të jetë njohje reciproke”, ka thënë Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet