LAJMI I FUNDIT:

Pagoi 300 euro për një natë, banja e hotelit në Kaliforni ishte përplot me krimba (Video)

Pagoi 300 euro për një natë, banja e hotelit në Kaliforni ishte përplot me krimba  (Video)

Hayley Johnsen ishte vendosur në një hotel luksoz në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, në të cilin pagoi afro 300 euro për një natë.

Gjithçka ishte në rregull, derisa ajo nuk hyri të pastrohej në banjë, ku e gjeti dyshemenë e mbushur me krimba, transmeton Telegrafi.


“I kërkova partnerit, që urgjentisht të vijë pranë meje. Nuk po mund të besoja, sa numër i madh insektesh ishte përhapur”, ka thënë Johnsen.

Vizitorja e mllefosur, ka shkuar shpejtë në recepsion, ku ka marrë një përgjigje shumë të ftohtë.

“Nuk mund t’ju kthejmë paratë, vetëm mund ta ndërroni dhomën”, ishte përgjigjja që morën nga menaxheri, i cili u kërkoi të largohen po që se nuk pajtohen.

Meqenëse ishte mesnata, ata nisën të përleshen me zyrtarët dhe ftuan policinë, sepse nuk po mund të gjenin zgjidhje.

Derisa rasti është nën hetime, videoja që tregon krimbat nëpër dysheme, është bërë virale në internet. /Telegrafi/