Po bëhen rreth katër muaj që Lista serbe ka deklaruar largimin nga qeveria.
Megjithëse nuk kanë hequr dorë nga pagat e tyre, e as privilegjet tjera, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës nuk kanë marr pjesë në mbledhjet e saj e as në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
E ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, i cili më herët është akuzuar për torturë dhe maltretim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës, u kërcënua me shkarkim në rast se nuk raporton para deputetëve.
Megjithëse u kërkua shkarkimi i tij, kjo nuk ishte e mjaftueshme për shefin e Qeverisë.
Por, ndaj tij vazhduan pakënaqësitë.
“Prej se e ka marrë pushtetin kjo Qeveri, ministri Rikallo nuk ka ardhur fare në Kuvend”, ka thënë Zyba.
Kryesuesi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Daut Haradinaj, ditë më parë paralajmëroi shkarkimin tij, nëse nuk i përgjigjet ftesës së deputetëve për raportim.
“Ne do ta thirrim ministrin dhe ai do të vije. Hiq mos t’ua ndinë për atë punë, s’ka qare pa ardhë, ose vjen ose shkarkohet. Njëra nga këto dyja”, ka thënë Haradinaj, raporton tribunachannel.
E këtë deklaratë të Haradinajt, Rikallo e mori seriozisht. Ai u paraqit para deputetëve për të raportuar.
Se ky i fundit ka reflektuar po e thotë edhe një zëvendësministër i tij.
“Bashkëpunimi mes ne si zv/ministra dhe ministrit, z. Rikallo, ka qenë një periudhë kur nuk kemi pasur ndonjë bashkëpunim për shkak të rrethanave që u krijuan në Veri dhe për shkak të mungesës në atë kohë të ministrit. Tani kem fillu një bashkëpunim të mirë, sepse ministri është duke ardhur në punë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se ministri megjithëse nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Qeverisë, ai nuk e ka ndërprerë punën si ministër.
“Ne e kemi zëvendësuar në mbledhje të qeverisë që nuk ka marrë pjesë, ndërsa aktivitetin e vet, punën në Ministri të Bujqësisë nuk e ka ndalur asnjëherë”, ka thënë Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj