Të mërkurën në Bruksel pjesë e delegacionit të Kosovës do ë jetë Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se në këtë ekip duhet të jetë edhe opozita dhe ekspertë të tjerë. Ka thënë se dialogu me Serbinë është i përgatitur nga miqtë e Kosovës dhe s’mund të ndalet. platforma e publikuar është ajo cka mund të flitet me Serbinë. Sipas tij, kompromiset e Kosovës kanë përfunduar me Pakon e Ahtisaarit.
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se formati i dialogut me Serbinë është i përcaktuar të zhvillohet nën udhëheqjen e presidentëve prandaj edhe e sheh të pamundshme që këtij procesi t’i prijë dikush tjetër pos Hashim Thaçit.
Opsioni tjetër, sipas Pacollit, është nëse Parlamenti i Kosovës arrin të ndërrojë Presidentin dhe në vend të Thaçit të emërojë dikë tjetër.
“Nëse jemi në gjendje ta ndërrojmë Presidenti e ndërrojmë…”, ka shtuar ai.
Derisa Kosova nuk e ndërron Presidentin, Pacolli thotë se duhet të shkohet në dialog të bashkuar dhe jo të ndarë përballë një shteti siç është Serbia.
“Së pari është bërë një përgatitje, jo vetëm kosovare, ndërkombëtare për fillimin e dialogut. Është bërë kjo për arsye se ka një koordinim mes partnerëve miq të Kosovës. Dhe, është formuar një trup ndërmjetësues negociues të BE’së”, thotë Pacolli, në një bisedë për gazetënexpress.
Pacolli thotë se fakti pse është Presidenti i Kosovës udhëheqës i dialogut e ka përcaktuar formati i ekipit të Serbisë që kanë shkuar me të njëjtin nivel në bisedime ne Brukse.
“Është i vetmi njeri që udhëheq dialogu është Presidenti. Nuk ka tjetër figurë që i kundërvihet Presidentit të Serbisë. Nuk mund të bëjmë diçka tjetër. Ne duhet të jemi të përfaqësuar në nivel të Presidentit si udhëheqës i dialogut. Kjo nuk lëvizë. Duam apo na nuk duam”, ka shpjeguar ai.
Sipas Zëvendëskryeministrit të Parë, në dialog duhet të përfshihen edhe partitë opozitare, ekspertët, deputetët dhe persona kompetentë.
“Sa i përket gjithëpërfshirës, do të ishte jashtëzakonisht e favorshme që të këtë një konsensus i partive parlamentare sa i përket dialogut. Kjo është mbërri me partitë e koalicionit. Ka konsesnsu që Presidenti i Kosovës të udhëheq me dialogun”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se platforma e publikuar nga Kosova është dokumenti mbi të cilin do të realizohen bisedimet. Ka thënë se Kosova nuk është në situatë të bëjë kurrëfarë kompromisesh për shkak se këto lëshime i ka bërë me Pakon e Ahtisaarit.
“Me Pakon Ahtisaarit kemi harxhuar të gjitha potencialet për kompromis”, ka shtuar ai.
Por, a mund të shtyhet dialogu ose të mos merret pjesë?
Pacolli thotë se Kosova s’ka alternativë tjetër.
“Nuk besoj se kemi një alternativë tjetër në Kosovë. Ne duhet të marrim pjesë. Nuk mund ta refuzojmë. Refuzimi mund të jetë fatal për Kosovën dhe për Serbinë”.
Ministri i Punëve të Jashtme ka folur edhe për LDK’në dhe partitë tjera që po refuzojnë të bëhen pjesë e dialogut. Ka thënë se Partia e Isa Mustafës nuk duhet ta shohë Kosovën si të këtij koalicioni, prandaj, edhe duhet të jetë pjesë e dialogut.
“LDK edhe krejt opozita duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është e koalicionit por e kosovarëve. Partitë në opozitë nëse kanë ndjenja nëse duhet të bëjnë dicka për këtë shtet duhet të jenë pjesë aktive e këtij dialogu.
Ai ka paralajmëruar rreziqe për Kosovën nëse shkohet në Bruksel jo të bashkuar.
“Sa më tepër përçarje, ne do t’i krijojmë avantazhe grupit. Është mirë që të japim shenja se jemi të bashkuar politikisht përballë këtij dialogu. Përndryshe, të marrin si joserioz. Shumë seriozisht janë bërë përgatitjet për rifillimin e këtij procesi përfundimtar”, ka deklaruar Pacolli.
Udhëheqësit e partive në pushtet shkojnë të mërkurën në Bruksel për t’u takuar me Frederika Mogherinin për të diskutuar vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Pos Pacollit, atje do të shkojnë edhe HAradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj. Krejt këta do të udhëhiqen nga Presidenti Hashim Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025