LAJMI I FUNDIT:

Tifozja atraktive kroate merr vëmendjen e fotografëve edhe në ditën finale

Tifozja atraktive kroate merr vëmendjen e fotografëve edhe në ditën finale
Ivana Knoll në Luzhniki Stadium (Foto: Getty Images)

Tifozja më e popullarizuar kroate, Ivana Knoll, nuk ka mundur të mungojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Prezenca e bukuroshes në tribunat e Luzhniki Stadium ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fotografëve, të cilët i kanë publikuar disa fotografi të saj.


Ivana u bë e popullarizuar për fansat e futbollit që në fillim të Kampionatit të sivjetmë Botëror në Rusi.

Ivana Knoll në Luzhniki Stadium (Foto: Getty Images)

Bukuroshja kroate mori vëmendjen e fotografëve gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë në Kalinjingrad, të vlefshme për xhiron e parë të fazës grupore.

Lajmet për Ivana Knoll
Lexo po ashtu Lajmet për Ivana Knoll

Që atëherë, ajo ka qenë vazhdimisht në faqet rozë, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar imazhe të shumta në mbështetje të kombëtares së saj.

Ndërsa para ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Rusisë, Ivana kishte pozuar së bashku me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Ivana Knoll merr vëmendjen edhe në Luzhniki Stadium (Foto: Getty Images)

26-vjeçarja është shndërruar në një sensacion mediatik, por edhe në anën rozë të mediave në turneun më të madh ndërkombëtar.

Ivana, e cila në vitin 2016 ka konkurruar për ‘Miss Kroacia’ si përfaqësuese e diasporës, ka lindur në Gjermani, ndërsa nga mosha tetëvjeçare ka jetuar në Hercegovinë. Ajo studion në Fakultetin Grafik në Zagreb. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori