LAJMI I FUNDIT:

Pushime me vjehrrën: Gjithçka që duhet të dini…

Pushime me vjehrrën: Gjithçka që duhet të dini…

Nëse mendoni ta bëni vjehrrën një aleate dhe t’i fitoni zemrën bashkëshortit apo të dashurit merreni vjehrrën me vete me pushime. Sado e vështirë t’ju duket ditët nuk do jenë aq të këqija me të.

Duke i bërë një ftesë të tillë ju do të fitoni zemrën e burrit tuaj gjithmonë, dhe pas kësaj mund t’i kërkoni çdo gjë.

Por përpara se të bëni një ftesë të tillë që sigurisht nuk do t’ju refuzohet, duhet të punoni pak me veten. Ju duhet të jeni e buzëqeshur gjithë kohës dhe duhet ti fshihni të gjitha pakënaqësitë që do të lindin nga “pushime të tilla”.


Do përpiqeni të kaloni gjithçka dhe të tregonin përkushtimin ndaj familjes suaj. Nëse me familje tuaj do të bashkohet dhe vjehrra harroni se këto do të jenë pushime për ju. Ajo duhet të jetë qendra e vëmendjes dhe ju duhet të punoni që ta bëni që ajo ta ndjejë këtë gjë.

Ta ftoni të hani bashkë mëngjesin dhe t’ia lini asaj ta zgjedhë restorantin apo menynë ku do të hani drekën. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe në mbrëmje. Ju nuk mund të dilni shëtitje buzë detit me bashkëshortin. Lëreni të shijojë i vetëm kafen në hotel.

Merrni vjehrrën tuaj për shëtitje ose mund ta bëni shëtitjen të gjithë bashkë. Bisedat janë shumë të rëndësishme në kohë të tilla. Ju duhet të flisni shumë pak ndërsa atë lëreni t’u tregojë histori të familjes apo kohës kur ishte e re.

Me bashkëshortin nuk duhet të bëni biseda mbi planet tuaja në tryezë pasi kjo do të zgjojë vëmendjen e saj për t’ju orientuar. Më pas gjithçka që do keni përgatitur nuk do të shkojë ashtu siç e kishit parashikuar .Por ju mund të bëni biseda të tjera ku këshillat e saj mund ti vini në jetë.

Nuk duhet të shkoni asnjëherë të flini para saj aq më tepër pa e pyetur në i duhet diçka për mbrëmjen. E nëse doni që pushimet për të, të jenë të paharruara blini një tufë lule dhe lërjani mbi tryezë, por jo me emrin tuaj por të bashkëshortit tuaj. Ajo duhet të dijë se do jetë gjithmonë mbretëresha e tij.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Këshilla për prindër
Kalo në kategori