LAJMI I FUNDIT:

Sadik Krasniqi sjell këngën “Moj dashni e huaj”

Sadik Krasniqi sjell këngën “Moj dashni e huaj”

Këngëtari Sadik Krasniqi, i njohur si Diki, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Moj dashni e huaj” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është baladë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Kreshnik Avdiu,gjersa për orkestrimin janë kujdesur NP Records.


Ana vizuale e projektit i është besuar M Production.

Klipi është xhiruar në bregdet, dhe sjell një atmosferë mjaft verore, duke iu përshtatur këngës.

Këngëtari Krasniqi është me prejardhje nga Vushtria, por jeton në Suedi por gjatë sezonit veror, ai kthehet në vendlindje për të pushuar dhe për t’i argëtuar shqiptarët me muzikën e tij.

Ai është shumë i dhënë pas këngëve të vjetra, të cilat shpesh i përpunon dhe i sjell ndryshe në versionin e tij. /Telegrafi/