LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e njohur turke Zuhal Olcay dënohet me burg pasi fyeu publikisht Erdoganin

Aktorja e njohur turke Zuhal Olcay dënohet me burg pasi fyeu publikisht Erdoganin

Gjykata e Apelit në Stamboll ka dënuar me 11 muaj e 20 ditë burg aktoren dhe këngëtaren e njohur turke, Zuhal Olcay.

Verdikti i këtij dënimi iu komunikua nën akuzat për fyerje publike ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.


Recep Tayyip Erdogan (Foto: Getty Images)

Ngjarja për të cilën ajo akuzohet, kishte të bënte me fyerjet publike që ia kishte bërë Erdoganit në një lokal muaj më parë.

Dënimi i saj është zbutuar me pendesën e shfaqur nga aktorja për gabimin e bërë.

Ajo ka theksuar në Gjykatë se ajo çfarë kishte bërë “ishte një veprim impulsiv”.

Zuhal Olcay

Zuhal kërkoi abrogimin e vendimit të gjykatës ose kthim të dënimit në gjobë me para. Por gjykata vendosi vetëm shtyrje të dënimit me 1 vit e 6 muaj.

Aktorja Olcay është mjaft e njohur në Turqi, ndërsa ka qenë pjesë e më shumë se 15 serialeve turke që prej vitit 1980.

Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Magazina
Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Magazina
Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Magazina
Kalo në kategori