Pas më shumë se gjysmë viti pasi u përpilua, Ministria e Drejtësisë e deklasifikoi Raportin në lidhje me mënyrën se si është përdorur sistemi i njohur si AKMIS, përmes të cilit në mënyrë elektronike po shpërndaheshin lëndë nëpër gjykatat.
Në dokumentin, në disa vende përmendet emri i gjykatësit Stojançe Ribarev, i cili në periudhë prej marsit deri në tetor të vitit 2017 ka qenë ushtrues i detyrës kryetar të Gjykatës Penale të Shkupit. Në këtë gjykatë u konstatua se me ndryshimin e shpeshtë të orarit, është ulur numri i gjykatësve të cilët ishin përfshirë në shpërndarjen automatike të lëndëve dhe rishpërndarjen e lëndëve nga njëri tek një gjykatësi tjetër.
Nën pikëpyetje janë edhe Raportet vjetore për punën e Gjykatës, duke pasur parasysh se 860 lëndë fare nuk janë sistemuar tek gjykatësit. Gjykata e Apelit nuk ka ndonjë vërejtje serioze, kurse tek Gjykata Supreme janë konstatuar 9 ndryshime në orarin gjatë vitit të kaluar, që janë të dyshimta.
“Me ndryshimet e shpeshta të orarit vjetor për punën e Gjykatës, po ndikohet mbi përbërjen e Këshillave që vendosin për lëndët, që shkakton shpërndarje në dorë të lëndëve. Për shpërndarjen e lëndëve ka vendim të shkruar nga kryetari i Gjykatës, por i njëjti nuk është në pajtueshmëri me dispozitat e Rregullores Gjyqësore. Në këtë mënyrë, zgjedhja e rastësishme e një gjykatësi përmes shpërndarjes automatike të lëndëve, po suspendohet dhe në vend të zgjedhjes së rastësishme të gjykatësit, rezultati i fundit është zgjedhja e pritur e gjykatësit”, thuhet në raportin e sistemit AKMIS.
Ky Raport një periudhë më të gjatë po shqyrtohet edhe në Këshillin Gjyqësor. Kryetar i këtij Këshilli, Zoran Karaxhovski ende është në qëndrim se raporti në fjalë përmban pretendime paushallë dhe të padëshmuara.
“Pa asnjë provë raportet po dorëzohen, kështu që Komisioni ynë punon me shumë mund për ta vërtetuar nëse disa prej pretendimeve në atë raport, janë të vërteta. Nuk përmendet asnjë emër, asnjë lëndë se është shpërndarë jashtë AKMIS-it ose në një mënyrë tjetër”, tha Karaxhovski.
Nga Prokuroria tani për tani nuk zbulojnë detaje lidhur me hetimin për keqpërdorimet e mundshme të AKMIS-it, vetëm thonë se po grumbullojnë të dhëna nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Speciale.
“Në këtë lëndë vazhdimisht po sigurohen dëshmi verbale përmes dëgjimit të personave, të cilët me dëshminë e tyre mund të ndihmojnë në përcaktimin e gjendjes faktike. Pasi i marrin përgjigjet nga kërkesat e paraqitura, prokurorët kompetentë do të marrin vendim për veprimin e mëtejshëm në lidhje me këtë lëndë”, nga Prokuroria Publike Themelore e Maqedonisë.
Sipas orarit të Ribarevit, në vitin 2017 janë shpërndarë 17 aktakuza të ngritura nga PPS-ja. Sipas informacioneve jozyrtare, para se të japë dorëheqje, Ribarev është marrë në pyetje në Prokurori. Në periudhën kur janë caktuar parregullsitë në Gjykatën Supreme, u arratisën Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski, por Gjykata e njëjte vitin e kaluar e shfuqizoi edhe masën për paraburgim për afaristin Sead Koçan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja