LAJMI I FUNDIT:

Hidhen poshtë akuzat për yllin pornografik të “Trump”, Daniels Stormy

Hidhen poshtë akuzat për yllin pornografik të “Trump”, Daniels Stormy

Prokurorët amerikanë kanë hedhur poshtë akuzat kundër aktores pornografike, Stormy Daniels, e cila paditi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpin në lidhje me aferën e supozuar seksuale, e cila u arrestua gjatë ditës së djeshme në një “striptizbar” në Ohio.

Ajo u arrestua me akuzën se lejoj klientët ta prekin, e cila gjë është në kundërshtim me ligjin e Ohios që i ndalon të gjithë klientët t’i prekin vallëzuesit pos nëse janë familjarë.

Avokati i saj, Michael Avenatti tha se prokurorët kanë hedhur poshtë akuzat pasi që ligji nuk mund të zbatohet në rastin e Daniels, sepse ajo është në këtë klub është shfaqur vetëm një herë dhe ligji zbatohet për personat të cilët “shfaqen rregullisht lakuriq apo gjysmë-lakuriq” në klube, shkruan Associated Press.


Momenti i vallëzimit dhe arrestimit të Daniels
Lexo po ashtu Momenti i vallëzimit dhe arrestimit të Daniels

Aktroja e filmave për të rritur u lirua me kusht gjatë mbrëmjes së kaluar pasi pagoi kaucionin prej gjashtëmijë dollarësh.

Duke komentuar arrestimin e Daniles, Avenati tha se policia kishte ngritur një kurth në të cilin morën pjesë shumë oficerë policie.

“Është e montuar plotësisht. Është absurde që burimet e zbatimit të ligjit janë shpenzuar për vendosjen e kurtheve në lidhje me klientët që prekin lojtarët në një klub stripi në një mënyrë jo-seksuale”, tha Avenati.

Daniels pohon se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006, të cilën Presidenti i SHBA-së e mohon. /Telegrafi/