LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Vushtrrisë pretendojnë se burimi te Xhamia e Çarshisë ka veti shëruese (Video)

Banorët e Vushtrrisë pretendojnë se burimi te Xhamia e Çarshisë ka veti shëruese (Video)

Qyteti antik i Vushtrrisë, shquhet për numrin e madh të burimeve, të cilat, sipas banorëve kanë ekzistuar që nga koha Iliro- romake.

Burimi përballë kalasë, tek Xhamia e Çarshisë dhe burimi brenda Hamamit, përveç që iu kanë shërbyer banorëve për pije e nevoja tjera, sipas tyre kanë shëruar edhe shumë njerëz.

Banorët vijnë këtu nga vende të ndryshme për të marrë ujë nga këto kroje, për shkak të vetive shëruese siç pretendojnë ata.


Muharrem Beqiri thotë për RTV Dukagjinin se ky ujë është i vjetër qysh nga kohët e vjetra.

“Ky burim është i vjetër që nga koha e turkut. Sa herë kaloj nga ky vend ndalem dhe i pastroj duart, është ujë i ftoftë”.

Faik Miftari, një tjetër banorë nga Komuna e Vushtrrisë, mbron mendimin se uji në fjalë ka vlera shëruese.

“Jam nga fshati dhe sa herë vijë në qytet kthehem këtu e marr abdest. Burimi është shumë i vjetër, ekziston këtu prej kur e mbajë në mend. Është e vërtet që është shërues ky ujë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Halit Menxhiqi tregon se për t’u furnizuar më këtë ujë, njerëzit vijnë nga vende të ndryshme.

“Është burim i moçëm, jam endë këtu për shumë kohë, kam parë shumë njerëz që janë furnizuar nga ky ujë dhe kanë kërkuar shërim”, shprehet i moshuari nga Vushtrria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga mbyllja e komunës paralele të Skenderajt në veri, objekti ishte nën pronësi të Trepçës

Detaje nga mbyllja e komunës paralele të Skenderajt në veri, objekti ishte nën pronësi të Trepçës

Lajme
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Ekstradohet i dyshuari nga Gjermania për të vuajtur dënimin në Kosovë

Ekstradohet i dyshuari nga Gjermania për të vuajtur dënimin në Kosovë

Kronika e Zezë
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme
E quajtën kriminel Faton Hajrizin, sot dorëzohet padi ndaj disa zyrtarëve të shtetit

E quajtën kriminel Faton Hajrizin, sot dorëzohet padi ndaj disa zyrtarëve të shtetit

Lajme
Kalo në kategori