LAJMI I FUNDIT:

Vizitë te varri i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee

Vizitë te varri i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee

Edhe pse kanë kaluar pothuajse më shumë se 40 vite nga vdekja e tij, Bruce Lee vazhdon të kujtohet si njëri ndër aktorët e jashtëzakonshëm që ka lënë shumë vepra prapa, sidomos ato që lidhen me artet marciale.

Varri i tij në Seattle të SHBA-ve, është një nga atraksionet turistike të këtij qyteti.


Qindra vizitorë shkojnë për vizitë aty, ndërsa një storie nga atje ka realizuar RTV Dukagjini gjatë qëndrimit në Seattle, konkretisht Fidan Rama dhe kameramani Laurat Gashi.

Gazetari Rama, nga varri i Bruce Lee dhe djalit të këtij të fundit, Brandon Bruce Lee, ka intervistuar disa fansa të cilat kanë ardhur për ta nderuar ikonën e arteve marciale.

“Mbaj shumë kujtime për Bruce Lee, kur ka filluar karrierën si aktor isha fans i tij. Ai ka qenë një inspirim për shumë gjenerata, dhe njëra prej arsyeve pse jam në Seattle është edhe vizita te varri i tij”, ka deklaruar një vizitor rasti.

“Bruce Lee për mua është shenjë dhe inspirim për një fizik më të mirë, ai la shumë vepra”, tha një tjetër fans që po vizitonte varrin e tij.

“Kur ishim fëmijë unë dhe vëllai im, kemi parë shumë filma të Bruce Lee, ai do bëhet xheloz për vizitën time në Seattle ”, tha një fanse e filmave e ikonës së arteve marciale.

Djali i Bruce Lee, Brandon, vdiq në sheshxhirim pas një incidenti me armë./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori