Në Gjykatën e Gjakovës u mbajt shqyrtimi fillestar, kundër të akuzuarit për vjedhje Ardian Jupa nga fshati Gajrep, komuna e Hasit, Republika e Shqipërisë.
I akuzuari Ardian Jupa deklaroj se e pranon fajësinë lidhur me veprën për të cilën akuzohet. I akuzuari u shpall fajtor nga Gjykata për veprën penale të vjedhjes me dënim me gjobë në shumë prej 200 euro dhe dënim me burg prej 4 muaj si dhe shpenzimet procedurale në shumë prej 30 euro.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, e ngarkonte të akuzuarin me veprën penale të vjedhjes.
Edhe pse gjyqtari Mentor Bajraktari paraprakisht e njoftoj të akuzuarin lidhur me të drejtat e tij, i akuzuari Jupa kërkoj nga gjykata që të mbrohet përmes avokatit.
“Përderisa jam në vuajtje të dënimit në burgun e Gërdovcit, për një vepër tjetër penale dhe nuk kam mundësi të mia ekonomike që ta paguaj avokatin”, tha i akuzuari Ardian, raporton kallxo.
Pasi që gjyqtari kontaktoj me Odën e Avokatëve, u caktua avokatja Blerina Kurtaj sipas detyrës zyrtare.
Pas një konsultimi mes të akuzuarit dhe mbrojtëses së tij, gjyqtari pyet të akuzuarin se a e pranoni fajin për veprën që akuzohesh?
“Unë e pranoj fajësinë sepse jam penduar për këtë veprim dhe premtoj që nuk do të përsëritet”, deklaroj i akuzuari Ardian Jupa.
Lidhur me këtë pranim prokurori Ismet Tofaj, nuk e kundërshtoj sepse konsideroj se ka mbështetje në prova materiale.
I dëmtuari Agim Salihu kërkoj nga gjykata kompensimin e dëmit.
Mbrojtësja e të akuzuarit avokatja Blerina Kurtaj, në fjalën e saj tha se i mbrojturi i saj e ka pranuar fajësinë me vullnetin e tij të lirë dhe i kërkoj gjykatës që ta marr si rrethanë lehtësuese.
I akuzuari gjendet në vuajtje të dënimit 4 vite e disa muaj deri në nëntor të këtij viti, për tjetër vepër penale në burgun e Gërdovcit.
Sipas aktakuzës, me datë 20 janar të vitit 2014, në Gjakovë me qëllim që vetit t`i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, shkon te shtëpia e të dëmtuarit Agim Salihu rr “Minatori”, nga kamioni i markës “Man” heq dhe e vjedh baterinë e llojit “Starker 130A”, si dhe nga dy kamionët tjerë të parkuar nxjerrë dhe vjedhë 100 litra naftë, pastaj largohet. Sipas pretendimeve të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dyshohet se Ardian Jupa nga fshati Gajrep Has, R. e Shqipërisë, ka kryer veprën penale të vjedhjes nga neni 325, i KPRK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë