LAJMI I FUNDIT:

Pilotët pinë duhan në kabinë dhe aterojnë gabimisht

Pilotët pinë duhan në kabinë dhe aterojnë gabimisht

Kina po heton aterrimin emergjent e të pasigurt të transportuesit ajror të “Air China”, nga Hong Kongu në territorin kinez, e që humbi papritmas të martën presionin e ajrit.

Rezultatet e hetimeve tregojnë se Aeroplani ka rënë prej 10,000 metrave mbi tokë për shkak se pilotët po pinin duhan në kabinë dhe rastësisht i kanë shtyrë butonat e gabuar.

Fluturimi “Air China CA106”, në rrugën nga Hong Kongu në qytetin verilindor kinez të Dalias, zbriti nga lart 10.000 metra  në më pak se 4.000 metra  në më pak se nëntë sipas të dhënave GPS-ve të telefonit të pasagjerëve që u ndanë për CNN në Kinë nga një pasagjer në bord.


Aeroplani ishte duke bartur 153 pasagjerë dhe nëntë persona pjesë e stafit. Fatmirësisht arriti të aterojë pa shkaktuar lëndime.

Air China ka njoftuar se ekipi që ishte në Aeroplan po hetohet nga Shërbimi Civil i Aviacionit të Kinës.

“Nëse hetimet tregojnë sjellje që kanë thyer rregullat ne do të kemi zero tolerancë për stafin tonë dhe të ndëshkojmë përgjegjësit”, ka thënë agjencia ajrore në një deklaratë.

Incidenti i fundit i kësaj agjencie ajrore mendohet ë ketë ndodhur në vitin 2002 kur 129 nga 166 pasagjerë kishin vdekur.