LAJMI I FUNDIT:

AVONET: Në Spitalin e Ferizajt nepotizëm dhe punësim familjar

AVONET: Në Spitalin e Ferizajt nepotizëm dhe punësim familjar

Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një njoftimi për media thekson se ka monitoruar dhe hulumtuar konkursin e shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, për Spitalin Rajonal të Ferizaj dhe në lidhje me këtë konkurs ka marr ankesa.

AVONET njofton po ashtu se gjatë periudhës së fundit kohore e ka monitoruar vazhdimisht procesin e përzgjedhjes së infermierëve dhe shërbyesve teknik në këtë Spital dhe ka hasur në një varg parregullsish për të cilën kërkon nga SHSKUK-ja ta kthej konkursin në pikën zero.

“AVONET me vëmendje ka përcjell konkursin e SHSKUK-së lidhur me punësimin e 25 punonjësve në Spitalin Rajonal të Ferizajt… Duke pasur parasysh një nga sektorët më të diskutuar në shoqërinë tonë, kemi pritur që ky institucion do të reflektoi në mënyrë pozitive dhe do të largohet dukuria e nepotizmit, mirëpo për fat të keq edhe në këtë konkurs mbizotëroi nepotizmi dhe punësimi familjar”, thuhet në njoftim.


AVONET shpreh shqetësimin më të thellë se si janë pranuar në këtë konkurs të afërmit e zyrtarëve të Spitalit Rajonal të Ferizajt, po ashtu institucioni SHSKUK-ja po vazhdon me një dukuri të trashëguar në procesin e punësimeve familjare.

AVONET kërkon nga institucionet përgjegjëse ta marrin me seriozitet dhe ta rikthejnë konkursin në pikën zero, sepse ka elemente të jashtëzakonshme dhe dëshmohet se staf i Spitalit ka punësuar familjar dhe të afërm të tyre, duke i ndihmuar në këtë konkurs.

“Punësimet janë bërë duke filluar nga gruaja, motra, tezja, kushëriri etj.  AVONET kërkon nga ministria e Shëndetësisë dhe nga drejtori i SHSKUK-së ta marrin me seriozitet dhe ta trajtojnë këtë vepër dhe këtë proces në të cilin kanë ndodhur shkelje ligjore sepse këtu cenohet e drejta e konkurrencës dhe cenohet e drejta e profesionalizmit. Komisioni intervistues dhe vlerësues duhet të mbajë përgjegjësi sepse një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjit, derisa janë sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AVONET-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori