LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet punëtori i KEDS-it në Kllokot

Sulmohet punëtori i KEDS-it në Kllokot

Një punëtor i KEDS-it gjersa ka qenë duke kryer disa punime në një trafo të rrymës është sulmuar fizikisht dhe është goditur me grusht në fytyrë nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Kllokot të Gjilanit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, punëtori i KEDS-it, ka pranuar tretman mjekësor.


Ndërkaq, i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe me vendimin e prokurorit dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/