Edhe këtë vit shkollor orientimi kryesor i nxënësve për regjistrim në shkolla të mesme janë gjimnazet dhe jo shkollat profesionale.
Kjo po ndodh nga frika se pas përfundimit të shkollimit profesional nxënësve nuk u ofrohet një vend pune.
Ekspertët thonë se nxënësit të cilët zgjedhin shkollat profesionale, me shumë orientohen në drejtimet që kërkojnë shkollim të mëtutjeshëm. Ndërkaq zyrtarë të Ministrisë se Arsimit thonë se disa shkolla profesionale në vendin tonë, kanë kushte të mira për përgatitjen e të rinjve për treg, por kërkohet vetëdijesim më i madh te të gjithë.
Shumë nxënës në Kosove nuk zgjedhin shkollat e mesme profesionale për t’u regjistruar. Njëra ndër to është Arta Gashi, e cila i tha Radio Kosovës se arsyeja pse nuk ka zgjedhur një shkollë profesionale është frika se pas përfundimit nuk mund të gjejë një vend pune.
“Arsyeja pse nuk kam zgjedhur një shkollë profesionale është që në vendin tonë nuk kemi perspektiven e duhur. Dhe mendoj, që në vendin tonë, mund të përfundosh një shkollë profesionale, por nuk mund të gjesh një vend pune”.
Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se shkollat profesionale janë si zgjedhje e dytë për t’u regjistruar, ndërsa, sipas tij, edhe ata nxënës që regjistrohen zgjedhin ato drejtime që kërkojnë shkollim të mëtutjeshëm:.
“Është fakt që në Kosovë arsimi profesional është zgjedhja e dytë për nxënësit. Diku rreth dyzet e pesë për qind janë në drejtimet buro teknike, juridike, ekonomike, shëndetësore, të cilat për t’u punësuar kërkojnë studimet universitare.”
Ndërkaq, udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Kadriu, theksoi se ka nevojë për një vetëdijesim me të madh te të gjithë për rëndësinë e zgjedhjes së shkollave profesionale, sepse shumica prej tyre kanë kushte për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës.
“Unë mendoj se duhet të bëhet një propagandë më e madhe edhe te prindërit dhe të nxënësit që të orientohen më shumë në shkollat profesionale. Nxënësit e mirë në praktikë, në vendet e tyre të punës, po mbesin menjëherë”.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, arsimin profesional e ka shpallur si prioritet dhe pritet që në të ardhmen të përpilohen strategji të cilat do të ndikonin në përmirësimin e gjendjes në shkollat profesionale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë