LAJMI I FUNDIT:

Fotoreporteri i shtypur nga futbollistët kroatë pas golit të fitores ndaj Anglisë flet pas aktit, thotë se u ndje shumë mirë

Fotoreporteri i shtypur nga futbollistët kroatë pas golit të fitores ndaj Anglisë flet pas aktit, thotë se u ndje shumë mirë
Kroacia (Getty Images)

Fotoreporteri nga Salvadori, Yuri Cortez, ka folur pas shtypjes që i bënë futbollistët kroatë pas golit të fitores në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Kroacia arriti të fitojë në vazhdime ndaj Anglisë me rezultat 2-1, duke siguruar një vend për finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusia 2018”.


Goli i fitores erdhi nga sulmuesi Mario Mandzukic, i cili shënoi nga afërsia për 2-1 pas asistimit nga Ivan Perisic.

Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe kualifikohet në finale
Lexo po ashtu Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe kualifikohet në finale

Ky gol dërgoi në ekstazë futbollistët kroatë, të cilët shkuan të gjithë të festojnë të këndi, duke shtypur edhe fotoreporterin Cortez.

Megjithatë, Cortez thotë se u ndje shumë mirë edhe pse u befasua shumë nga kjo ngjare.

Mario Mandzukic (Getty Images)

“Në momentin që mora kamerën për të xhiruar momentet e ndeshjes, vetëm e pash një turmë të lojtarëve që erdhën drejt meje”.

“U befasova dhe kjo është e logjikshme pasi që nuk ndodh shumë shpesh”.

“U ndjeva shumë mirë”, ka thënë fotoreporteri Cortez.

Ndryshe, futbollistët kroatë si Manduzikic, Ivan Perisic, Ivan Rakitic dhe Damagoj Vida i kërkuan falje pas shtypjes që ia bënë. /Telegrafi/

Ivan Rakitic (Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori