LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje, dy persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Skenderaj

Policia jep detaje, dy persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Skenderaj

Aksidentet gjatë këtyre ditëve në Kosovë nuk kanë të ndalur, pas aksidentit të rëndë që ndodhi ditë më parë në Suharekë ku humbën jetën 5 persona dhe në Shtime ku humbi jetën një këmbësore 43 vjeçare, edhe sot në Skenderaj ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë janë lënduar 2 persona.

Policia ka njoftuar se një aksident i rëndë që ka ndodhur sot në Skenderaj, më saktësisht tek vendi i njohur si ‘Përroi i keq’ janë lënduar 2 persona, ku edhe janë dërguar për të marrë tretman mjekësor.


“Një aksident ka ndodhur në Skenderaj, më saktësisht tek vendi i njohur ‘Përroi i keq’, ku si pasojë janë lënduar dy persona ku edhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha për Metron zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Po ashtu Zahiti ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë e llojit ‘Pasat’ duke u përplasur me një kamion.

“Vetura e llojit ‘Pasat’, është përplasur me një kamion tek ky vend, deri tani nuk kemi diçka më shumë informacione për shkaktarin e këtij aksidenti”, tha  zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Kujtojmë se që përgjatë muajve të fundit numri i aksidenteve në vend ka qenë mjaft i madh.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori