LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në pritjen e organizuar nga Princ Charles për liderët e Ballkanit Perëndimor

Haradinaj në pritjen e organizuar nga Princ Charles për liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë qëndrimit në Londër është pritur nga Princ Charles, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e pestë me radhë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti, dhe Kosova sipas tij, është e prekur direkt nga kjo tragjedi.

“Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/