Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka paraqitur shqetësimin për situatën e krijuar në Postën e Kosovës, por është premtuar se do të bëjnë të pamundurën për të gjetur zgjidhjen.
Lluka para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, tha se Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese.
“Posta e Kosovës, si shumica e ndërmarrjeve të tjera, ka një gjendje shqetësuese për shkak të qarkullimit dhe zvogëlimit të shitjes viteve të fundit. Rreth 80 për qind e qarkullimit është në paga. Nga ana tjetër, është Shërbimi Universal Postar. Edhe me Ligj parashihet që mund të subvencionohet nga qeveria apo aksionari në këtë rast. Për t’i ndihmuar postës në pagesën e pagave, kam kërkuar që Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të bëjë një vlerësim të kostos universale postare”, theksoi Lluka.
Ai tha se për shkak të zvogëlimit të shitjes në vitet e fundit në Postë janë marrë disa vendime që ta favorizojmë atë dhe ta sigurojmë mbijetesën e saj.
“Sa i përket tre mujorit të parë të këtij viti, ka pasur një rënie edhe në shitje. Aktualisht 4.5 milionë euro merr Posta nga Telekomi. Nëse nuk paguan ose zvogëlon qiranë, ndikon negativisht. Telekomi dhe Bordi ka marr vendim për zvogëlimin e qirasë, mirëpo ka pasur pakënaqësi. Janë disa gjëra që duhet të vendosen, që ta favorizojmë postën dhe ta sigurojmë mbijetesën”, tha ai.
Ndërkaq, kryesuesi i Bordit, Halit Isufi, pohoi se Posta ka probleme të mëdha me uljen e shërbimeve të Telekomit.
“Përkundër pagesave dhe vështirësive, jemi detyruar që të shpërndajmë skemat sociale përmes bankave. Jemi e vetmja ndërmarrje publike shtetërore që kemi ulur pagat, kemi filluar nga shefi ekzekutiv, ku kemi ulur 30% deri tek punëtorët. Kemi ndërmarrë veprime që kemi menduar se ndikojnë pozitivisht. Këto muajt e fundit kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha, për shkak të uljes se shërbimeve të telekomit”, tha Isufi.
Drejtori i Postës, Sejdi Hoxha, vlerëson se Posta e Kosovës është në gjendje të rëndë dhe nëse nuk arrihet të sigurohen mjetet për paga, mund të përballen me veprime sindikale.
“Që nga 2012 kemi probleme financiare. Për atë jemi obliguar të reduktojmë borxhe dhe të rrisim të hyrat. Mos mbulimi universal postar është një shqetësim i yni. Këto janë probleme të trashëguara që nga ministrat tjerë. Jemi në një situatë jashtëzakonisht të rendë dhe nëse nuk bëhet rimbursimi i mjeteve nga shërbimi universal postar posta s’mund t’i rimbursojë pagat dhe pastaj mund të përballemi me veprime sindikale”, vlerësoi Hoxha.
Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, është shprehur e shqetësuar me numrin e madh të punëtorëve në këtë ndërmarrje.
“Ulja e shpenzimeve, pavarësisht asaj që folëm, duke parë edhe pagën mesatare, që është shumë më e madhe se çdo shërbyes publik , lenë për të dëshiruar. Duhet të kemi më shumë sqarime për shpërndarjen e skemave sociale. Në postë janë 1009 puntorë dhe në vitin e fundit janë pranuar 49 puntorë dhe në një gjendje, si të kësaj ndërmarrjeje, nuk do të kishte qenë gabim fare që të pensionuarit të mos zëvendësohen, sepse 1,009 punëtorë janë të mjaftueshëm”, tha ajo.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, theksoi se posta duhet të përmirësojë shërbimet ndaj konsumatorit.
“Nuk mundet një ndërmarrje të ketë rezultat pozitiv nëse 80 për qind e buxhetit i shkon në paga. Do të ishte më mirë të kishte diversitet të produkteve,në mënyrë që të siguronte fitim më të madh. Posta duhet të përmirësojë shërbimet e saj”, tha Krasniqi
Të hënën, punëtorët e Postë së Kosovës kishin hyrë në grevë, por pas një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kjo grevë ishte ndërprerë me premtimin se është gjetur një zgjidhje për pagesë për qiranë e Postës në mënyrë që të krijohen të ardhurat për pagat. /EO/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë