LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka viziton Nexhmije Pagarushën pas lëndimit, ankohet për kushtet e rënda në QKUK

Milaim Zeka viziton Nexhmije Pagarushën pas lëndimit, ankohet për kushtet e rënda në QKUK
Foto: Milaim Zeka/Facebook

Deputeti nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka vizituar së fundmi “bilbilin e muzikës shqipe”, këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Kjo e fundit, u transportua me urgjencë dje (e mërkurë) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një lëndimi që kishte marrë në banesën e saj.

Nexhmije Pagarusha dërgohet me urgjencë në spital, konfirmohet gjendja e saj jashtë rrezikut për jetë
Lexo po ashtu Nexhmije Pagarusha dërgohet me urgjencë në spital, konfirmohet gjendja e saj jashtë rrezikut për jetë

Është konfirmuar nga vet zëdhënësi Shpend Fazliu se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërsa Zeka ka shkruar në statusin e tij se Pagarusha ka marrë ndihmë nga dy studente pas lëndimit.


“Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer”, ka shkruar Milaim Zeka.

Tutje, ai ka shkruar se gjendja e saj shëndetësore është stabile, teksa është ankuar për kushtet e rënda që mbizotërojnë në QKUK.

“I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike. Tmerr! Tmerr!”, ka shkruar më tej Zeka. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Magazina
Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Magazina
Kalo në kategori