Nga: Frida Kahlo (për Diego Riveran)
Përktheu: Elona Caslli
Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj që ia ngulin shikimin dritës gri që depërton nga dritaret. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht dhe i ftohtë. Nata ime është e gjatë dhe duket e nderë drejt një fundi të pasigurt. Nata ime më hedh tek mungesa jote. Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të madh afër timit, frymëmarrjen tënde, aromën tënde.
Nata ime më përgjigjet; zbrazëti. Kam ftohtë nga nata ime dhe ndihem e vetmuar prej saj. Kërkoj të prek diçka: lëkurën. Ku je? Ku je?
Lexo po ashtu:
– “Dy Fridat” dhe heroina e dhimbjes
– Frida dhe politika: Nga dhembjet shpirtërore, krijoi një mik imagjinar!
– Fotografitë intime dhe ikonike që Nickolas Muray ia bëri Frida Kahlos
– S’kam me ta lypë
Rrotullohem gjithandej, jastëku i lagur, faqja më ngjitet me jastëkun, flokët e lagur mbi tëmtha. Nuk ka mundësi të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia ikin, vijnë dhe gëlojnë, trupi im nuk mund ta kuptojë.
Trupi im të do. Trupi im, kjo sipërfaqe e gjymtuar, do të harrohet për një çast në nxehtësinë tënde, trupi im kërkon me ngulm ca orë qetësie.
Nata ime është një zemër e kthyer në zhele. Nata ime e di se mua më pëlqen të të shoh, të ndjek me duar çdo hark të trupit tënd, të njoh fytyrën tënde dhe ta përkëdhel.
Nata ime më merr frymën nga mungesa jote. Nata ime dridhet nga dashuria, nga ajo dashuri që përpiqem ta përmbaj, por që dridhet në gjysmerrësirë, në çdo nerv timin.
Nata ime do të të thërrasë por nuk ka zë. Dhe megjithatë nata ime do të të thërrasë, të të gjejë dhe ta harrojë për një çast këtë kohë që veç të rraskapit.
Trupi im nuk mund të kuptojë. Ka po aq nevojë për ty sa ç’kam unë. Ndoshta tek e fundit unë dhe trupi im jemi një gjë të vetme. Trupi im ka nevojë për ty. Shpesh më ke shëruar.
Nata ime gërryen vetveten deri në atë pikë sa unë nuk e ndiej më mishin dhe ndjenja bëhet më e fortë, më e mprehtë, pa lëndën trupore.
Nata ime më djeg nga dashuria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
PORADECI
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
POEZI PËR HIRIN E GREGORY CORSOS NË VARREZAT ANGLEZE NË ROMË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025