LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet drejtori i burgut të Strugës

Shkarkohet drejtori i burgut të Strugës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me kërkesë të vetë Armend Shaqirit, e shkarkoi nga posti i drejtorit i Entit ndëshkues përmirësues të tipit të hapur në Strugë.

Në seancën e sotme qeveria vendosi që Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të vazhdojë të zhvillojë rrjet të qendrave dhe shërbimeve tjera për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në vendin e tyre të jetesës.

Në seancën e saj të 78-të, qeveria mori vendim që të ndryshojë vendimin e seancës së kaluar të 77-të dhe në pajtim me vendimin e ri e obligoi kompaninë “11 Oktomvri – Eurokompozit AD Prilep” të dërgojë kërkesë për huazim prej 11 milionë denarëve (6 milion denarë nga ELEM-i dhe 5 milion denarë nga MEPSO-Shkup). Me këtë ndryshim, të punësuarve nga kjo kompani në vend të një rroge, do të paguhen dy rroga.


Në seancë janë marr edhe vendime të tjera./Telegrafi/