Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, gjatë prezantimit të prioriteteve që do të ketë vendi i tij gjatë udhëheqjes me Presidencën e BE-së, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore do të punohet në thellimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rajonin.
Ai tha se gjatë Presidencës së Austrisë me BE-në prioritet do të jenë migrimi, si çështje kryesore aktualisht në BE, ekonomi, por edhe vazhdimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, për të ndihmuar në rrugën e tyre të nisur drejt integrimeve evropiane.
“Sikurse e dini, Austria ka lidhje të forta historike me rajonin dhe ne jemi më se të dedikuar si vend anëtar i BE-së kur vjen puna e çështjes së perspektivës evropiane të Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit, Ndërtimi i strategjisë së gjerë është një qëndrim i KE-së më herë këtë vit, në deklaratën e Samitit të Sofjes dhe nga vendimet e marra nga Këshilli në qershor, kështu që ne duam të thellojmë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe vendeve të rajonit me BE-në dhe të kemi progres gjatë presidencës sonë”, tha Pfandler.
Ai ndërkaq ka bërë të ditur se ende nuk ka përfunduar raporti mbi vlerësimin e përmbushjes së kritereve, në mënyrë që të merret vendimi rreth liberalizimit të vizave.
“Dialogu ka mundësi për të ecur përpara në ditët dhe muajt e ardhshëm dhe liderët politikë të Kosovës janë të dijshëm për këtë dhe dëshirojnë të arrijnë progres dhe procesi lehtësohet nga Mogherini dhe Presidenca qëndron e gatshme të mbështesë nëse ka nevojë. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm. Qytetarët aktualisht po presin raportin e Komisionit dhe nëse kriteret janë përmbushur, dhe sapo raporti të përfundojë, do të procedohet për të parë Këshilli dhe Parlamenti për veprime të mëtejme”, tha Pfandler.
Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, e ka quajtur të rëndësishme përkushtimin e BE-së ndaj integrimeve evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia do të hapin negociatat për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm.
“Ajo reflekton nga vlerat e dialogut në normalizimin e marrëdhënieve dhe shpresojmë se kjo do të ndikojë në arritjen e një zgjidhje legale dhe të qëndrueshme me Beogradin. Progresi rajonal po ashtu ka reflektuar nevojën e dedikimit për të punuar në adresimin e reformave të nevojshme në Kosovë. Ka arritje në disa fusha gjatë viteve të kaluara, sidoqoftë më shumë progres duhet bërë në implementimin e reformave evropiane”, tha ajo.
Apostolova ka shfaqur besimin se Kosova do të arrijë përmbushjen e reformave hap pas hapi, në sundimin e ligjit, administratën publike, dhe fusha tjera, ndërsa pret një bashkëpunim më të fortë me BE-në gjatë udhëheqjes së Presidencës së Austrisë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje