LAJMI I FUNDIT:

Nissan GT-R50 që prezantohet gjatë fundjavës, do të ketë çmim prej afro një milion eurosh (Video)

Nissan GT-R50 që prezantohet gjatë fundjavës, do të ketë çmim prej afro një milion eurosh (Video)

Po që se keni për të paguar 900 mijë euro, mund të blini një Nissan që vjen nga territori i hiper-makinave të punuara me kujdes

Modeli GT-R50 mund të krahasohet me modelet më të mira për momentin, andaj kjo vjen me një çmim të lartë, transmeton Telegrafi.


Kohë më parë, Nissan ka bërë të ditur se këtë makinë të fuqishme do ta prezantojë në Goodwood Festival of Speed dhe me kalimin e kohës, janë bërë të ditura detajet.

Pas një video ku shihen shumë pjesë të GT-R50, që janë realizuar në bashkëpunim me Italdesign, tani vjen lajmi për çmimin që do ta ketë. Për një model të tillë, duhet siguruar 900 mijë euro, ndërsa në pagesë janë të përfshira edhe disa ndryshime individuale të kërkuara nga pronarët.

Linja e parë që ka vetëm 40 njësi, pritet të shitet shpejtë, pasi shumë njerëz duan të kenë një prej modeleve të para të kësaj makine luksoze. Më poshtë mund ta shihni eksterierin e këtij Nissani, ndërsa detajet shtesë do t’i mësojmë gjatë fundjavës kur të zhvillohet panairi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Të dhëna interesante: Këto thuhet se ishin automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023?

Të dhëna interesante: Këto thuhet se ishin automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023?

Auto
U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

Auto
Furgoni i parë për kamping me energji diellore

Furgoni i parë për kamping me energji diellore

Auto
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

EVs
Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

EVs
Kalo në kategori