Komisioni Parlamentar për Arsim nuk e ka shqyrtuar gjatë ditës së sotme Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta, me arsyen se nuk e dinë numrin e saktë të përfituesve, për të ditur përfundimisht se cila do të jetë kostoja financiare.
Anëtarët e këtij komisioni kanë deklaruar se nuk janë kompetentë për shqyrtimin e këtij projektligji dhe se nevojitet ndihma e ekspertëve financiarë, përfshirë Ministrinë e Financave, atë të Punës dhe Ministrinë e Arsimit.
Për këto tri të fundit, komisioni ka vendosur që t’u japë afat deri të hënën që t’i njoftojnë rreth numrit të përfituesve dhe kostos financiare, dhe po ashtu i kanë obliguar të marrin pjesë në secilën mbledhje të këtij komisioni kur të shqyrtohet projektligji.
Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, tha se u duhet ndihma e ekspertëve financiarë për t’i udhëzuar, se cila është rruga më e mirë në shqyrtimin e projektligjit.
“Ligjin që e kemi para vetes ka të bëjë me mësimdhënësit, por brumi është financat, që do të thotë ne jemi Komision i Arsimit po për të trajtuar diçka që kryekëput janë financat do të na duhet përkrahja aktive e njerëzve që janë ekspertë të këtyre çështjeve. Nuk na janë përgjigjur sa duhet, por mendoj që me një kërkesë të veçantë në punën tonë të mëtutjeshme duhet t’i obligojmë dy ministritë, përveç të Arsimit edhe atë të Financave dhe të Punës e Mirëqenies Sociale, që të vijnë dhe të jenë pjesë e punës tonë. E sidomos që t’i kemi informatat e sakta që të dimë numrin e njerëzve që kanë me qenë përfitues dhe pastaj t’i hyjmë kësaj pune”, tha ai.
Edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Driton Çaushi e pa si problematike që ky projektligj i është lënë për shqyrtim Komisionit Parlamentar për Arsim, kur sipas tij ka të bëjë me një çështje më shumë financiare.
“Kjo çështje që po trajtohet nuk e ka vendin për t’u trajtuar në Komision për Arsim. Ne mund të shërbejmë si komision që mund të japim një gjykim moral, ndoshta në lidhje me nevojën e kompensimit të punëtorëve të arsimit, mirëpo, kjo çështje iu takon ekspertëve të financave. Megjithatë, ne kemi pasur mundësi të dëgjojmë diçka dhe për mua nuk është fare e qartë se ka një qartësi brenda këtij ligji ose brenda institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës se ky ligj nuk përbën asnjë ngarkesë dhe nuk paraqet qëndrueshmërinë e ardhshme të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Po citoj përfaqësuesin e Ministrisë së Financave, i cili nuk kishte asnjë siguri për vlerën ose koston e këtij ligj. Ai thoshte se vlera do të dalë mbi 30 milionë euro në dy vitet e ardhshme. Nga Banka Botërore kishim vërejtje të mëdha për përgjegjësinë që ne marrim nëse e kalojmë këtë ligj për të ardhmen dhe qëndrueshmërinë e buxhetit të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, anëtarja e këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu ka kritikuar Ministrinë e Financave për mos sjelljen e komenteve me shkrim lidhur me këtë projektligj, megjithëse e kishte kritikuar atë në shqyrtimin paraprak.
“Momentin kur nuk kemi komente prej ministrive përkatëse që vazhdimisht po flasin për koston e lartë të këtij ligji dhe ne nuk jemi të bindur në fakt për atë që po e thonë, mua personalisht nuk më kanë bindur asnjëherë, por edhe tani po tregojnë që nuk janë serioz në kuptimin që asnjë gjë të shkruar nuk e kanë sjell në komision. Është dashur edhe prej Ministrisë së Arsimit me u sjell të dhënat e sakta që janë faktike, që ekzistojnë dhe është shumë lehtë për t’i sjell në komision, sa në fakt është numri i mësimdhënësve që përfitojnë këtë vit, në vitin tjetër planifikimi si është bërë për tri vite.
MASHT-i i ka këto të dhëna, është dashur t’i sjellë këto të dhëna, por fatkeqësisht edhe ata nuk i kanë sjellë. Pra, për të ditur saktë se cili është ai numër në secilin prej viteve që është i planifikuar edhe projektligji. Pra, të dhënat e sakta sa janë mësimdhënës, pastaj Ministria e P unës dhe Mirëqenies Sociale me të dhënat e veta se sa prej tyre janë që përfitojnë”, tha ajo.
Në anën tjetër, deputeti Nezir Çoçaj tha se përfshirja e shumë kategorive të punëtorëve të arsimit si përfitues të benefiteve jashtë kategorisë së mësimdhënësve është problematike.
“Unë nuk konsideroj se disa kategori, sidomos te të drejtat dhe beneficionet që janë të parapara në këtë projektligj që ka kaluar në lexim të parë, mendoj se ne duhet të fokusohemi vetëm te sektori i arsimit, jo në sektorët tjerë. Kontribut kanë dhënë të gjithë të tjerët, por tash po kërkojnë edhe nxënësit beneficione që kanë qenë në atë kohë. Askush nuk mund të krahasohet me mësuesit e asaj periudhë”, tha ai.
Ndryshe, në mënyrë që komisioni të vazhdojë me shqyrtim do të duhet të priten të dhënat rreth numrit të përfituesve nga të tri ministritë e përfshira në këtë projektligj, ku deri të hënën nga komisioni u është dhënë afat që të vazhdohet tutje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite