Menaxhmenti i Postës së Kosovës po përcjellë me vëmendje dhe me shqetësim grevën e organizuar nga sindikatat dhe punëtorët e kësaj ndërmarrje.
Menaxhmenti thotë se ka paralajmëruar në muajin mars të këtij viti se nuk do të ketë mundësi të bëjë ekzekutimin e pagave të punonjësve dhe as të paguajë shpenzimet operative të ndërmarrjes, nëse Qeveria nuk e kryen obligimin ligjor që ka ndaj ndërmarrjes për mbulimin e humbjeve në shërbimin universal postar.
“Për shkak te mosmbulimit të Shërbimit Universal Postar, ne jemi detyruar që për disa muaj radhazi të bëjmë ekzekutimin e pagave në dy pjesë. Iu kemi dhënë prioritet gradave nga 1-5 ndërsa nga grada 5-17 pagat janë paguar me vonesë. Gjithashtu, kemi pasur probleme në pagesat e TVSH-së ndaj ATK-së dhe tani nga kjo e fundit kemi paralajmërime për bllokim të llogarive tona bankare. Posta ka krijuar dhjetëra shërbime të reja në ndërmarrje duke ngritur vlerën e kompanisë, por as këto shërbime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjen që na është shkaktuar nga Shërbimi Universal Postar. Kemi bërë shkurtime drastike të shpenzimeve operative deri në rrezikimin e operimit normal të ndërmarrjes. Tani kërkesat e Sindikatave dhe punonjësve të Postes i konsiderojmë të drejta dhe të ligjshme përmes realizimit të të cilave ne do te bëhemi ndërmarrje stabile e vet qëndrueshme në aspektin financiar si dhe do të m arrim përsipër edhe shërbime të reja në ndërmarrje. Si menaxhment i ndërmarrjes lusim Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të merret me kërkesat e ndërmarrjes sepse çdo ditë vonesë do të jetë me pasoja shumë të rënda për ne, ndërmarrjen dhe imazhin e saj në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Postës, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se punëtorët e Postës së Kosovës sot do të mbajnë grevë ku sipas njoftimit nga Sindikata e Punëtorëve, do të mbyllen nga ora 08:00 deri 21:00 të gjitha zyrat postare në Kosovë.
Në fund, menaxhmenti iu ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve për këto shqetësime por këtë situatë thonë se e kanë paralajmëruar kohë më parë përmes shkresave zyrtare dhe prononcimeve publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë