Poezi nga: Jacques Prevert
Përktheu: Muhamed Kërveshi
Kjo dashuri
Kaq e fortë
Kaq e brishtë
Kaq e dëshpëruar
Kaq e gëzuar
Kjo dashuri
E bukur si dita flamur në nur
E shpejtë si koha kur
Nuk është e qetë
Kjo dashuri aq e vërtetë
Kjo dashuri e dashur jetë
Në lumturi sa e zbukuruar
Kaq e përmalluar
Edhe e mpirë
Dridhet nga frika si fëmija në errësirë
Në vete sa e sigurtë
Në mesnatë si një njeri i urtë
Kjo dashuri që të tjerët i frikësonte
Që i bindte të flasin ngadalë
Që i zbehte
Kjo dashuri bënte roje në natë
Kur me ne ata i përgjonin gjatë
Kjo e ndjekur e plagosur e rrëzuar
E padukshme e mohuar
Kjo dashuri e tërë e gjallë
Plot zjarr mall
Me dritë dielli e praruar
Është e jotja
Është e imja
E re si dikur
E përtërirë aq bukur
Kur e fikur
Dukesh si pemë me fruta
Një zog nga ti kurrë s’ka ikur
E ngrohtë si vera gjatë e pritur
Ne të dytë mundemi disi
Të udhëtojmë të kthehemi
Të mos mashtrohemi
E të flemë ditën assesi
Të vuajmë të plakemi
Të zgjohemi përsëri
Të ëndërrojmë vdekjen
Por nesër më të ri’
Zgjohemi të buzëqeshur të lirë
Me dashurinë tonë të përtrirë
Kjo kokëfortë por e afërt si dhembshuria
E ngrohtë si një dëshirë
E paepur si kujtesa e shëndoshë
E vonuar si pendimi
E dashur si kujtimi
E ftohtë si mermeri
E bukur si dita në pranverë
E brishtë si një fëmijë
Na shikon në buzë plot gaz
Na flet pa dhënë asnjë fjalë haptaz
E dëgjoj në shpirt drithëtirë
Dhe çirrem në errësirë
Të thërras ty
Thërras veten
Të lutem ty
Lutem për ty lutem për mua
Për të gjithë që duhen
Ata që u deshtën
Vërtet e thërras prapë
Për ty për mua për të tjerët
Që s’i njoh
Pra rri atje si dikur
Atje ku je
Atje ku ke ikur
Mos lëviz
Mos u nis
Ne që të dashuruam
Mos dysho se të kemi harruar
As ti nuk na harron
Veç ty të kemi në jetë dhe në shpirt
Je edhe e ngrohtë zemër jonë
Je larg e dimë do vish herët ose vonë
Këtë ne e besojmë
Na mban drejt në jetë
S’është me rëndësi se ku
Por diku
Në pyll të kujtesës sonë
Dashuri je etje e rritur
Zgjatna dorën rrezeartë
Na ndriço jetën e ngratë
Dhe shpëtona në të sënditur!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!
Nga ishin Kastriotët?!
Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
PËRVOJË ...
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?