LAJMI I FUNDIT:

Anulohet vizita e ministrit Lluka në PTK

Anulohet vizita e ministrit Lluka në PTK

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka anuluar vizitën në Ndërmarrjen Publike Telekomi i Kosovës, për shkak të ndryshimit të paparashikuar të agjendës së ministrit.

Më herët nga ministria ishte thënë se vizita e ministrit Lluka në PTK do të bëhej për t’u njohur për së afërmi me gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe mundësitë e zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet ajo.