LAJMI I FUNDIT:

Gazetarin, që po raportonte live, e përqafojnë dy të reja atraktive (Video)

Gazetarin, që po raportonte live, e përqafojnë dy të reja atraktive (Video)

Gayetari Jeon Gwang-ryeol, derisa po raportonte live për kanalin televiziv MBN të Koresë së Jugut, i shkuan pranë dhe e përqafuan dy të reja atraktive.

Derisa ndodhej para një stadiumi në Rusi dhe po tregonte për zhvillimet e fundit të Kampionatit Botëror, ai mbeti i shtangur ku ato e përqafuan njëra pas tjetrës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai nisi të qeshte dhe nuk u brengos aq shumë për lojën që e bënë adhurueset e futbollit.


Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me një burrë, që e përqafoi një gazetare, teksa ajo po raportonte live. Atë e kanë kritikuar publikisht dhe i kërkuan të kërkojë falje, duke e konsideruar përqafimin si të ishte një sulm i rëndë.

“Kemi standarde të dyfishta, kur përqafon një mashkull qenka sulm, ndërsa kur atë e bëjnë dy femra ndaj një burri, është lojë. Madje ato ishin dy”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/

https://youtu.be/G5VrMmdvAnU