LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 20 vjet nga rënia e tre dëshmorëve të UÇK-së nga Rudica e Klinës

Bëhen 20 vjet nga rënia e tre dëshmorëve të UÇK-së nga Rudica e Klinës

Të premten janë mbushur 20 vite prej vrasjes së Nimon Bajraktarit, Bashkim Mehmetaj dhe Haki Ahmetxhekaj. Të tre këta dëshmorë ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) , në  fshatin Rudica të Klinës. Ishin vrarë nga policia serbe në një pritë, ku tre dëshmorët ishin nisur për t’u pajisur me armë, për në Shqipëri.

Për nder të 20 vjetorit është organizuar akademi përkujtimore, ku kanë marrë pjesë ish-udhëheqës të UÇK’së dhe liderë shtetëror.

Nimon Bajraktari, Bashkim Mehmetaj dhe Haki Ahmetxhekaj, tre dëshmorët e luftës së UÇK’së, kanë mbushur 20 vjet, prej kohës kur ishin vrarë nga forcat serbe më 6 korrik të vitit 1998.


Tre këta banorët ë fshatit Rudica të Klinës ishin bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Dukagjinit, me komandat Ramush Haradinajn.

Të tre këta dëshmorë ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në  fshatin Rudica të Klinës. Ishin vrarë nga policia serbe në një pritë, ku tre dëshmorët bashkë edhe me shtatë burra tjerë të fshatit ishin nisur për t’u pajisur me armë, për në Shqipëri.

Bajraktari, Mehmeta dhe Ahmetxhekaj kishin themeluar celulën e UÇK’së në Rudica bashkë edhe më luftëtarë të tjerë.

Në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm, dhjetë banorët e fshatit Rudicë, në korrikun e vitit 1998 nisen për në Gllogjan të Deçanit, për të vazhduar pastaj të pajiseshin me armatim në Shqipëri.

Mirëpo, rrugëtimi i Nimonit, Bashkimit dhe Hakiut dhe shtatë banorëve tjerë ishte fatal. Në një pritë të forcave policore serbe, dhjetë luftëtarët e UÇK’së bien në pritën e forcave policore në fshatin Dobërdol të Pejës. Fillimisht i keqtrajtojnë dhe maltretojnë të dhjetë pjesëtarët e UÇK’së për t’i vrarë tre prej tyre pastaj rrugës për në Pejë, në udhëkryqin Loxhë-Gorazhdec. Ndërsa, shtatë pjesëtarët tjerë i dërgojnë në Burgun e Dubravës, ku i maltretojnë e torturojnë deri pas përfundimit të luftës kur edhe lirohen nga burgu.

Shtatë të burgosurit: Skender Bajraktari, Arben Bajraktari, Nezir Bajraktari, Mustaf Mehmetaj, Shaban Mehmetaj, Gani Ahmetgjekaj, Luan Ahmetgjekaj lirohen nga burgjet serbe, pas përfundimit të luftës, në një gjendje të rëndë shëndetësore e psiqike për shkak të maltretimeve dhe torturave që kishin përjetuar në burgjet serbe.

Ndërkohë, trupat e tre dëshmorëve pushojnë në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan të Deçanit.

Nimon Bajraktari ishte fëmija e shtatë në familjen e tij. Ndërsa, ka lënë pas vetes gruan, dy djem e dy vajza.

Nipi i dëshmorit Nimon Bajraktari, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit, kishte shkruar se e mban me krenari emrin e një njeriu që kishte dhënë jetën për Kosovën.

“Shtatëmbëdhjetë vjet pa ty Gjysh. I nderuari Gjyshi im, dëshmori i dheut të Kosovës, i lirisë tonë. Gjysh, djali juaj, ma ka vënë emrin tënd mua. Emrin Nimon e mbajë me krenari.

Sot, po mbushen 17-vjet prej se u vrare në fushën e betejës – për Lirinë e Kosovës, duke luftuar kundër policisë e ushtrisë serbe. Gjysh, unë jam rritur me rrëfimin tënd, me atë që t’i ke dhënë më të shtrenjtën – JETËN – për popullin e Kosovës. Do të jem krenar sa të jem gjallë me veprën tënde, me trimërinë tënde dhe me sakrificën tënde. Gjysh, amaneti juaj për çdo ditë po realizohet. Po shkon në vend ëndrra jote për Shtetin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe përparimin e vendit tonë. Gjysh, rënien tënde do ta kujtojmë përgjithmonë, sa të jetë jeta. Kosova, Qyteti, Familja do të përkujtojmë përgjithmonë”, kishte shkruar Nimon Bajraktari, tash pesëmbëdhjetëvjeçar për gjyshin e ndjerë Nimon Bajraktari që po të ishte gjallë do t’i kishte 71 vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori