LAJMI I FUNDIT:

Gazzaev: Golovin ka nënshkruar tashmë me Chelsean

Gazzaev: Golovin ka nënshkruar tashmë me Chelsean
Aleksandr Golovin (Getty Images)

Ish-trajneri i CSKA Moskës, Valeri Gazzaev, pretendon se ylli rus, Aleksandr Golovin tashmë ka nënshkruar kontratë me anglezët e Chelseat.

Golovin ka befasuar me nivelin dhe formën e treguar në Kupën e Botës me Rusinë, ku ka bërë për vete shumë skuadra të mëdha evropiane.


Kampionët italianë të Juventusit kishin shprehur interesim për të, por thuhet se garën e ka fituar Chelsean.

Shkëlqeu në ndeshjen hapëse me Rusinë, Juventusi bënë ofertë zyrtare për Golovin
Lexo po ashtu Shkëlqeu në ndeshjen hapëse me Rusinë, Juventusi bënë ofertë zyrtare për Golovin

Është ish-trajneri Gazzaev, i cili fitoi Ligën e Evropës me CSKA në vitin 2005 – beson se ai tashmë ka pranuar të bashkohet me Blutë e Londrës.

Aleksandr Golovin (Getty Images)

“Golovin do të vendosë se ku është vendi më i mirë për të”, citohet të ketë thënë Gazzaev për gazetën Sport.

“Për aq sa di unë, ai tashmë ka nënshkruar një kontratë me Chelsean. Unë mendoj se ata janë një opsion i mirë për të”.

Chelsea synon transferimin e Golovinit dhe Pulisicit
Lexo po ashtu Chelsea synon transferimin e Golovinit dhe Pulisicit

“Është një përgjegjësi e madhe për të, por ai është i përgatitur për këtë”.

Megjithatë, kjo u pasua nga një kundërshtim nga agjenti i tij Oleg Artemov, i cili është cituar nga ItaSportPress: “Ai nuk ka nënshkruar për asnjë klub evropian. Negociatat janë në proces, por për momentin Aleksandr mbetet një lojtar CSKA”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori