LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ua mori tokën, familjet e shpronësuara të Kaçanikut kërkojnë kompensim (Video)

Qeveria ua mori tokën, familjet e shpronësuara të Kaçanikut kërkojnë kompensim (Video)

Kanë kaluar 9 muaj nga kur tri familje të fshatit Kovaçec në Komunën e Kaçanikut u shpronësuan me emergjencë, për shkak të qarjeve të tokës, të shkaktuara nga punimet në autostradën Prishtinë- Shkup.

Banorët akoma po presin kompensim nga Ministria e Ambientit. Ani pse u ishte premtuar se kjo do të bëhej brenda javësh.

Sedat Burrniku, banor i fshatit Kovaqec të Kaçanikut, flet për ndodhitë e muajit shtator të vitit të kaluar, kur filluan çarjet e tokës dhe mureve të shtëpisë, të shkaktuara nga punimet në autostradën Prishtinë-Shkup.


“Fillimisht dolëm në farefis, deri sa Bechtel-Enka mori vendim për me na pagua qeranë për tri familje. Kontrata për pagesën e qerasë me Bechtel-Enka na skadon në muajit tetor”, deklaroi banori Sedat Burrniku për RTV Dukagjinin.

Por banorët kërkojnë zgjidhje për banim të përhershëm, ashtu siç u ishte premtuar nga Ministria e Ambientit.

Banori Arben Ahmetaj , thotë se procedurat e kompensimit janë zvarritur tej mase.

“Tepër është zvarritur puna e procedurave, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë, vazhdimisht na kanë thënë edhe dy javë do të ketë diçka. Tashmë janë bërë tetë muaj vonesa. Kërkojmë nga ministria t’i përshpejtojnë proceduarat për kompensim”, shprehet banori i njërës prej shtëpive të dëmtuara, përcjell Telegrafi.

Sipas Drejtorit të Departamentit të Shpronësimit në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Afrim Murati çështja e shpronësimit është akoma në procedim.

“Pas miratimit të Vendimit Preleminar i dërguar në qeveri më 03.07 të këtij viti , 15 ditë pasi të hyn në fuqi Vendimi Preleminar, Departamenti i Shpronësimit, do të dërgojë në Qeveri Vendimin me të cilin përfundon procesi i shpronësimit dhe pronarët kanë të drejtë të aplikojnë për marrjen e kompensimit i cili bëhet sipas dokumentacionit pronesoro-juridik dhe datës së aplikimit”, ka përfunduar Murati. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8wbXfU9CMs4

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori