LAJMI I FUNDIT:

Vlera e depozitave në Kosovë arrijnë në 3.09 miliardë euro

Vlera e depozitave në Kosovë arrijnë në 3.09 miliardë euro

Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2017, depozitat në sektorin bankar arritën vlerën në 3.09 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 6.8 për qind.

“Depozitat në sektorin bankar të Kosovës shënuan rritje vjetore prej 6.8 për qind në vitin 2017, krahasuar me rritjen prej 7.2 për qind në vitin 2016. Deri në dhjetor 2017, depozitat arritën vlerën në 3.09 miliardë euro”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.

BQK thotë se ritmi i rritjes së gjithsej depozitave diktohet kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare.


“Ritmi i rritjes së gjithsej depozitave diktohet kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare, kategori që dominon strukturën e gjithsej depozitave në sektorin bankar, të cilat shënuan rritje vjetore prej 2.3 për qind. Në të njëjtën periudhë, depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje vjetore të përshpejtuar prej 13.8 për qind. Kjo rritje mund të ketë rezultuar nga rritja e normës mesatare të interesit në depozitat për ndërmarrjet në 1.7 për qind, apo 1.6 për qind në dhjetor të 2016-së”, vijon raporti.

Vlen të theksohet se normat kryesisht të ulëta të interesit në depozita që mbizotëruan gjatë vitit 2017 mund të ketë rezultuar në rritjen e pjesëmarrjes së kategorisë së depozitave të transferueshme në gjithsej depozitat në 60.5 për qind, nga 58 për qind sa ishte në dhjetor të 2016-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori