LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës

Haradinaj flet për menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpjeguar se hapësira e lartë ajrore e Kosovës është e hapur për fluturime civile nga prilli i vitit 2014, dhe kjo përshinë hapësirën mbi 6 mijë e 500 metra, e cila përdoret mbi kalime transit të aeroplanëve civil e që udhëhiqet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit të Kosovës.

Me vendim të Këshillit të NATO-s, përkohësisht, ofrimin e shërbimeve të larta ajrore i ka Hungaria. NATO kishte vendosur disa kritere.

Haradinaj teksa iu përgjigj deputetes Shqipe Pantina, tha se  Kosova ende nuk është në gjendje të merr përgjegjësitë e veta.


“Ne e kemi në plan anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Aviacionit Civil, mirëpo anëtarësimi në organizata që nuk do jepnim shumë detaje në këtë etapë……Gjendja nuk është e mirë, në shumë aspekte të menaxhimit, të autoritetin tonë që kemi në Aeroport. Janë bërë disa ndërhyrje të menjëhershme, na pret më shumë punë në të ardhmen. Jo, ende ka punë që duhet me ba Kosova për me marr përgjegjësitë që po pyesni”, ka thënë Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori