LAJMI I FUNDIT:

Topalli kërkon të votohet rezoluta për heqjen e kontrolleve kufitare për mërgimtarët

Topalli kërkon të votohet rezoluta për heqjen e kontrolleve kufitare për mërgimtarët

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka propozuar që Kuvendi i Kosovës të votojë një rezolutë, përmes së cilës do të hiqeshin procedurat e kontrollit të rregullt në kufi gjatë kohës së verës, kur mërgimtarët vijnë për pushime.

Topalli ka propozuar që kontrollet në kufi për mërgimtarët të bëhen sipas metodës së rastit, dhe jo të gjithë, pasi sipas tij, ata po detyrohen të presin me orë të tëra në kufi.

Ky propozim, duket se ka marrë edhe përkrahjen e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, por i cili i ka kërkuar deputetëve që të konsultohen mes vete dhe me Ministrinë e Brendshme, para se ky propozim të hidhet në votim.


Deputeti Topalli ka propozuar që ky lehtësim i kontrolleve në kufi, duke përfshirë edhe aeroportin të bëhet për periudhën nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit.

“Të hiqen procedurat e përditshme të kontrollit të kalimit kufitar për bashkatdhetarët tanë, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, përfshirë këtu edhe Aeroportin e Prishtinës. Hyrja e veturave të bashkatdhetarëve nëpër këto pika të bëhet pa ju nënshtruar kontrollit të domosdoshëm, ndërsa kontrolli i tyre të bëhet me metodën e rastit. Gjatë hyrjes në kufi të kërkohet vetëm posedimi i polices kufitare për makina që siguron dëmet e mundshme”, ka lexuar ai Rezolutën.

Kjo Rezolutë do të aplikohet për periudhën 6 korrik 2018 deri më 31 gusht 2018. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori