LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon ndryshimin e Ligjit të Punës

Vetëvendosje kërkon ndryshimin e Ligjit të Punës

Kryerja e obligimeve të punëdhënësve për punëtorët sipas ligjit dhe monitorimi i inspektoratit të punës do të jenë tema me prioritet në Kuvendin e Kosovës, të cilat do të ngriten nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë e paralajmëroi nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku, gjatë një konferencë për media me rastin e vdekjes së punëtorit Seldin Aliu në vendin e tij të punës në një fabrikë të Prizrenit, më 30 qershor.

“Vdekja e këtij të riu lirisht mund ta quajmë tragjedi kombëtare. Ne jemi shumë të shqetësuar me trendin e aksidenteve në vendin e punës. Ne duam të dimë se a do të jep dikush përgjegjësi për vdekjet në punë. Çështja më urgjente është ndryshimi i Ligjit të Punës dhe ligjit për shëndet në punë. Ne kërkojmë që punëdhënësi t’i kryejë obligimet sipas ligjit duke iu krijuar punëtorëve në punë. Detyrë e inspektoratit është që t’i monitorojë nëse punëdhënësi po i përmbush obligimet e veta. Ne do të angazhohemi edhe në Kuvend që këto tema të jenë me prioritet”, tha ajo.


Kollqaku me këtë rast ftoi gjithë akterët relevantë që të punojnë në këtë drejtim, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve në punë. /KP /Telegrafi/