LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj para ambasadorëve të BE-së: Njohje e ndërsjellë në fund të dialogut

Hoxhaj para ambasadorëve të BE-së: Njohje e ndërsjellë në fund të dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot të gjithë ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian ku kanë diskutuar në lidhje me fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuuar nga BE-ja.

Hoxhaj tha se për Kosovën është e rëndësishme që kjo të mos jetë fazë e re, por fazë finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Theksoi se arritja e një marrëveshjeje obligative ligjore është po aq e rëndësishme sa edhe implementimi i plotë i saj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi para ambasadorëve të BE-së se marrëveshja obligative ligjore që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë në përmbyllje të dialogut, për Kosovën ka një emër dhe ajo është njohje e ndërsjellët.


“Biseduam për zhvillimet më të fundit politike, dialogun Kosovë-Serbi dhe agjendën evropiane me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së. Arritja e një marrëveshjeje obligative ligjore është po aq e rëndësishme sa implementimi i plotë i saj, dhe kjo për Kosovën do të thotë njohje e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori