LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Lëndina”, do të dëgjohen “bombat”

Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Lëndina”, do të dëgjohen “bombat”

Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Trajektorja” dhe “Lëndina”, në të cilat duhet të dëgjohen materialet e përgjuara (bombat) të cilat PSP-ja i ka dorëzuar si dëshmi.

Në lëndën “Trajektorja” i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryemnistri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Rrugëve Shtetërore Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata akuzohen se në vitin 2012/13 kanë tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanive për ndërtimin e rrugëve në Shtip dhe Ohër dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për së paku 155 mijë euro.


Ndërsa në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas, Srgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.

Sipas aktakuzës së PSP-së ata kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje. Sipas PSP-së, shtëpizat kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa leja për ta është marrë në vitin 2013, kur kishte përfunduar ndërtimi i tyre./Telegrafi/