LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Vushtrria do të jetë pjesë e projekteve zhvillimore

Lluka: Vushtrria do të jetë pjesë e projekteve zhvillimore

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot vizitoi Komunën e Vushtrrisë, me ç’rast u takua me kryetarin e komunës, Xhafer Tahiri, të cilit i ka ofruar mbështetje në realizimin e projekteve, të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.

Ministri Lluka tha se me kreun e Vushtrrisë biseduan për projektet strategjike të komunës, siç janë projekti i trajtimit të ujërave të zeza, energjia dhe mundësitë e zhvillimit të një zone ekonomike.

“Pa furnizim të rregullt me energji elektrike nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, andaj ne si MZHE-së jemi të gatshëm të iu mbështesim në realizimin e projekteve të komunës së Vushtrrisë dhe shembulli më i mirë i bashkëpunimit në realizimin e projekteve është kyçja e Shkollës së Mesme Teknike në projektin e efiçiencës së energjisë”, tha ministri Lluka.


Duke u ndalë te sektori i ujit, Lluka tha se MZHE së bashku me Qeverinë e Zvicrës kanë një projekt në vlerë prej 18 milionë euro, ku 8 milionë janë nga buxheti i Kosovës, ndërsa pjesa tjetër nga donacionet, që ka për qëllim integrimin e të gjitha fshatrave në ujësjellësin rajonal, pjesë e të cili do të jetë edhe Komuna e Vushtrrisë.

Gjithashtu, kreu i MZHE-së tha se duke pasur parasysh se në Prishtinë dhe Mitrovicë janë duke zhvilluar projekte për trajtimin e ujërave të zeza, do të shihen mundësitë që kjo komunë të përfshihet në këto projekte dhe të plotësohet zingjiri i trajtimit të ujërave të zeza në këtë rajon.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zonat ekonomike duke ditur që Vushtrria ka pozitë të përshtatshme për zhvillim ekonomik, pasi ka qasje në autostradë dhe hekurudhë dhe ka në dispozicion 250 hektarë që është një hapësirë perfekte për zhvillimin e një zone ekonomike.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri falënderoi ministrin Lluka për vizitën ndërkohë që shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në realizimin e projekteve të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori