LAJMI I FUNDIT:

Cila duhet të jetë qasja ndaj pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën?

Cila duhet të jetë qasja ndaj pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën?

Instituti i Prishtinës për Studime Politike të martën do të mbajë diskutimin tematik “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse të BE?”.

Në panel do të jenë: Enver Hoxhaj zëvëndëskryeministër i Kosovës, Ilir Deda deputet në Parlamentin e Kosovës dhe Gëzim Visoka, ligjërues në Universitetin e Dublinit.

Aktiviteti mbahet në kuadër të projektit të PIPS mbi politikën e jashtme, nga skema DSP i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).