Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Beogradin zyrtar po bëhet gjithnjë e më e vështirë të shtyjë njohjen e Kosovës. E kjo, tha ai, vlen edhe për Bosnjën e Hercegovinën. Ai thotë se Kosova i ka më të mira marrëdhëniet me Kinën, sesa me Bosnjë e Hercegovinën
“Serbia nuk ka kohën e tërë kësaj bote që përfundimisht të vendosë për atë hap dhe të njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur evropian, e rreshtuar drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në këtë rrugë, askush nuk mund të na ndalë”, ka thënë Haradinaj për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të vizituar zyrtarisht Sarajevën. Megjithatë, në plan të parë ka vënë dialogun me Beogradin në Bruksel. Ndërsa, për të ardhmen e vendit të tij, flet si për një kohë kur tek duhet të vijë “paqja e plotë” midis Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.
Pas raundit të fundit të dialogut në Bruksel, nuk është kuptuar nëse procesi ka shkuar më tej, ose mbetet status quo që përcakton marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.
Lidhur me këtë Haradinaj ka thënë se “Ndoshta kjo duket ashtu, por ne kemi kërkuar qartë që dialogu të vijë në këtë fazë finale, sepse vitin e ardhshëm do të bëhen dy dekada nga viti 1999 dhe lufta në Kosovë”.
“Është e rëndësishme për ne që përfundimisht ta zgjidhim këtë. Për ne, çdo e vërtetë, çdo realitet lidhur më këtë është i mirëpritur … Kjo do të thotë që Serbia të tregojë gatishmëri ta kryejë punën dhe ta njohë Kosovën. Zvarritja nuk është e mirë dhe ndikon shumë në situatën tonë të brendshme, e cila në njëfarë mënyre varet nga dialogu me Beogradin. Prandaj, është e rëndësishme që Brukseli aktivisht të përfshihet në negociata”.
I pyetur nëse e ka idenë se sa do të zgjasin “bisedimet përfundimtare”, veçanërisht në kontekstin e dy pozicioneve të pandryshueshme deri tash, Haradinaj ka thënë se “jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë këto dallime, por ne i përmbahemi qëndrimeve tona kushtetuese”.
“Kjo është arsyeja pse them se është çështje e vullnetit të mirë të Serbisë për ta kapërcyer këtë. Në fund të fundit, asnjë ‘po’ ose ‘jo’ definitive nuk e ndryshon realitetin tonë. Ata duhet ta dinë këtë. Ne duhet të shkojmë më tej, sepse ky realitet i ri duhet të respektohet”.
Në pyetjen e gazetarit, nëse e sheh presidentin e Vuçiq si përfaqësues të këtij realiteti të ri, i cili në një kohë të caktuar do të çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia, Haradinaj ka thënë se ende nuk mund të gjykojë diçka të tillë.
“Është herët të flitet për këtë në këtë mënyrë. Dhe nuk dua të flas në emër të tij. Ekzistojnë kufijtë dhe fakti se Kosova ekziston, dhe do të ekzistojë Kosova, por është me të vërtetë çështje e vullnetit të mirë, do të thosha e të dyja palëve, që të shtrihen duart drejt kësaj zgjidhjeje, duke e mbajtur dialogun gjallë, pa vonesë, e cila konsumon kohë. Dialogu na nevojitet dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të realizuar atë për të cilën po flisja”.
“E vetmja gjë që mund të them është se Kosova është e gatshme për paqe përfundimtare, e cila do të zgjasë. Nuk ka kthim në të kaluarën. Për hir të krahasimit, do të duhej ta kujtojmë epokën e Millosheviqit, gjithë ato krime në të cilat ishin viktima gratë dhe fëmijët. Më shumë se 200 masakra ndodhën në vendin tonë. Nuk është e lehtë për duke përkujtuar të kalojmë nëpër gjithë këtë, sepse dimë se sa mijëra njerëz u vranë dhe se si ekonomia jonë u shkatërrua. Sigurisht, për neve janë të rëndësishme edhe gjëra të tjera substanciale, siç janë vendimet e Gjykatës tonë Kushtetuese. Ne jemi të fokusuar në suksesin tonë”, tha Haradinaj, përcjell Telegrafi.
Sarajeva zyrtare sikur po mbetet në “anën tjetër” duke mos pranuar shtetësinë e Kosovës për shkak të mungesës së konsensusit politik.
Lidhur me këtë Haradinaj thotë se gjithçka është bilaterale.
“Nëse njerëzit mendojnë se duke zvarritur njohjen tonë, humb vetëm Kosova, gabojnë rëndë. Unë do t’ua përkujtojë se ata vijnë nga drejtimi i gabuar, duke mos kuptuar, në fakt, ku jemi, por edhe ku kemi shkuar. Dhe si këto vende (të cilat ende nuk na kanë njohur) janë pak më të zhvilluara se ne, atëherë ju pyes se kush në rajon humb me mosnjohjen tonë. Sarajeva po humb gjithë këtë kohë”.
I pyetur nëse do të thotë kjo se Kosova ka marrëdhënie më të mira edhe me Kinën sesa me Bosnjën e Hercegovinën, Haradinaj ka thënë: “Po, duket sikur është pikërisht kështu”.
“Shikoni, njerëzit tanë udhëtojnë në Kinë, kinezët njohin pasaportën tonë, ata kanë konsullatën e tyre këtu (në Prishtinë). Dhe, kështu, Kosova ka marrëdhënie më të mira me Kinën e largët, sesa me Bosnjën fqinje”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht