LAJMI I FUNDIT:

Stojançe Angellov jep dorëheqje nga MPB-ja, kthehet në politikë

Stojançe Angellov jep dorëheqje nga MPB-ja, kthehet në politikë

Ish Gjenerali i Policisë dhe Kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, tha se do të dorëhiqet nga MPB-ja për shkak të angazhimit të tij politik. Ai falemderoi ministrin Oliver Spasovski për besimin e dhënë dhe për bashkëpunimin gjatë vitit të kaluar.

“Si Kryetar në dorëheqje të partisë politike “Dinjiteti”, në këtë periudhë të rëndësishme për atdheun tonë, moment që varet për ardhmërinë e Maqedonisë si shteti i maqedonasve dhe të gjithë qytetarët tjerë, shteti për të cilën luftova, shtet për të cilën derdha gjak, shtet për të cilën do të luftoj ende, por këtë radhë më mjete politike, ndjej obligim për riaktivizimin tim në politikë”, shkruan Angellov në rrjetin social Facebook.

“Për shkak se Ligji për polici ju ndalon zyrtarëve të policisë të udhëheqin me parti politike, në marrëveshje me anëtarë e “Dinjitetit” vendosa të dorëhiqem nga MPB-ja dhe karrierën time profesionale ta vazhdoj në një vend pune tjetër ku nuk do të jetë ndesh me angazhim tim politik. E falënderoje ministrin Oliver Spasovskit për besimin që më dha dhe bashkëpunimin gjatë vitit të kaluar”, shkruan Angellov.


Ai shton se në vjeshtë “Dinjiteti” do të mbajë Kongres për zgjedhje të Kryetarit, nënkryetarëve dhe anëtarëve. Në muajt e ardhshëm partia do të përditësojë anëtarësinë e saj. Të gjitha dokumentet e anëtarësimit e dhëna, nuk vlejnë më. Secili anëtar i deritashëm i cili pajtohet me programin e partisë “Dinjiteti” mund të vazhdojë me anëtarësimin me mbushjen e kërkesës së re ku do të fitojë kartelë anëtarësimi të partisë politike. persona të cilët duan të anëtarësohen në “Dinjiteti” mund të bien në kontakt me nëndegët e partisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori